Ndihma e para aderimit
Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA), është pjesë e pakos për marrëdhënie të jashtme me Bashkimin Evropian. IPA, si dhe njësitë e tjera plotësuese, paraqesin mundësi për racionalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave të Komisionit, si dhe përmirësimin e koherencës dhe koordinimit të aktiviteteve të Komisionit.
Qëllimi themelor gjatë krijimit të IPA-s, ishte koordinimi i ndihmës gjithëpërfshirëse parashikuar për fazën e para-aderimit, nën një korrnizë të vetme, si dhe bashkimi i shteteve kandidate për anëtarësim (Kroacia, Turqia dhe Maqedonia) dhe shtetet potencialisht kandidate për anëtarësim (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi) nën një rregullativë të vetme.
Me këtë, IPA i zëvendësoi instrumentet e deriatëhershme: Ndihmën për Poloninë dhe Hungarinë për rekonstruim ekonomik (FARE), Instrumenti i Para Aderimit për Politikë Strukturore (ISPA), Programi special i para-aderimit për bujqësi dhe zhvillim rural (SAPARD) dhe Instrumenti i Para-Aderimit për Turqinë, si dhe Ndihma e Bashkësisë për Rekonstruim, Zhvillim dhe Stabilitet (KARDS).
Korniza ligjore për IPA-n është e definuar me Rregulloren e Këshillit (UE) nr. 1085/2006, nga data 17 qershor 2006, e cila e lançoi Instrumentin për Ndihmën e Para-Aderimit (IPA) me orvatje për përmirësimin e efikasitetit të ndihmës së huaj nga ana e Bashkësisë. Me qëllim të rregullimit sa më të detajuar të procesit për implementimin e IPA-s, është hartuar rregullativë për implementimin e saj (e cila i përfshin të pesë komponentat e IPA-s, duke marrë parasysh karakteristikat e veçanta të komponentave individuale të IPA-s), Rregullativat e Këshillit për lançimin e Instrumentit për Ndihmë Para-Aderimi (IPA) : Rregulativa (UE) nr.718/2007 nga data 12 qershor 2007 për implemntimin e Rregullativës (UE) nr.1085/2006.
Impementimi i IPA-s nënkupton që Komisioni dhe shtetet shfrytëzuese të saj, të nënshkruajnë marrëveshje kornizë (MK/FA) me qëllim që t’i përcaktojnë parimet e marrëdhënies së tyre sipas kësaj rregullative. Republika e Maqedonisë dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar marrëveshje kornizë, e cila u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në 30 janar 2008, ndërsa hyri në fuqi në 4 mars 2008 – edhe atë për katër IPA komponentat e para.
IPA përbëhet nga 5 komponentët në vijim:
Komponenta I – Ndihmë gjatë tranzicionit dhe zhvillim institucional
Komponenta II – Bashkëpunim ndër-kufitar
Komponenta III – Zhvillimi rajonal
Komponenta IV – Zhvillimi i resurseve (burimeve) njerëzore
Komponenta V – Zhvillimi rural
Korniza e reviduar indikative finansiare më shumë vjeçare :
Shpërndarja (gajtë viteve dhe komponentave) e Instrumentit për para-anëtarësim (IPA)
Dokumente kyçe për Instrumentin për ndihmën para-anëtarësimit (IPA)
1. Rregullorja e Këshillit (EZ) nr. 1085/2006 nga data 17 qershor 2006
2. Rregullorja e Këshillit (EZ) nr. 718/2007 nga data 12 qershor 2007 për implementimin e Rregullores së Këshillit (EZ) nr. 1085/2006 për lançimin e Instrumentit për ndihmë para-anëtarësimi (IPA)
3. Marrëveshje kornizë (MK/FA) ndërmjet RM dhe KE
4. Dokument indikativ planifikues afatgjat ( shumë vjeçar) MIPD 2007-2009
5. Dokument indikativ planifikues afatgjat ( shumë vjeçar ) MIPD 2009-2011
6. Korniza indikative planifikuese më shumë vjeçare MIPD 2011-2013
7. Korniza indikative financiare më shumë vjeçare MIFF 2007-2009
8. Korniza indikative financiare më shumë vjeçare MIFF 2009-2011
9. IPA Programming Guide Volume I: for Components I (Transition Assistance and Institution Building) and II (Cross Border Co–operation)
10. IPA Programming Guide Volume II: for Components I (Transition Assistance and Institution Building) and II (Cross Border Co–operation)
11. TAIEX (Ndihmë teknike për shkëmbim informatash)
Persona për kontakt në Sektorin për Koordinim të fondeve të BE-së dhe fondeve tjera të huaja (Sekretariati NIPAK):
Orhideja Kaljosevska
Këshilltar Shtetëror
02/3200 139
Orhideja.Kaljosevska@sep.gov.mk
Arlinda Beqiri
Ndihmës udhëheqës Sektori
02/3200 262
Arlinda.Beqiri@sер.gov.mk
Udhëheqës i njësisë për programim me fondet evropiane
Evgenija Serafimovska
Udhëheqëse e njësisë për ndjekje dhe evaluim të programeve evropjane
02/3200 112
Evgenija.Serafimovska@sep.gov.mk