Lajme
02.10.2024 03:10
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me përfaqësuesit e Entit për Statistikë të Bashkimit Evropian – Eurostat, Zhan-Pjer Ponsele dhe Klaudija Junker. Në fokus të bisedimeve ishte rëndësia e statistikës zyrtare në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe përdorimi i saj për krijimin e politikave dhe ekonomive zhvillimore të bazuara në fakte. U diskutua edhe për mbështetjen e Entit Shtetëror të Statistikës për t'iu përgjigjur nevojave të procesit euro-integrues.
Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të dukshëm në harmonizimin e sistemit të saj statistikor me standardet e BE-së, gjë që konfirmohet edhe në Raporte të ndryshme të Komisionit Evropian. Bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën për përmirësime të mëtejshme, në veçanti në drejtim të zgjerimit të vëllimit dhe cilësisë së të dhënave për statistikat makroekonomike dhe sociale.
Të dyja palët konfirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit, në kontekst të progresit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në Union.