Lajme
20.9.2024 01:00
Me ftesë të ministrit të Punë të BE-së të Hungarisë, ministri i Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Budapest realizoi takim me homologun e tij hungarez, Janos Boka. Takimi u përqendrua në avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i cili është një nga prioritetet kryesore të Hungarisë në kuadër të kryesimit të saj me Këshillin e Unionit Evropian. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen permanente dhe të zëshme nga ana e Hungarisë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral përmes projekteve të përbashkëta në sferat me interes reciprok. Ministri Murtezani e theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Hungarinë përmes instrumenteve BE-së në dispozicion, të cilat janë kyçe për ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe përputhjen me standardet e BE-së, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i pranimit (aderimit).
Bashkëpunimi rajonal ishte gjithashtu pjesë e bisedimeve, duke theksuar angazhimin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe pjesëmarrjen aktive në nismat rajonale. Murtezani nënvizoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Procesin e Berlinit dhe zbatimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët rajonal, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë në përputhje të plotë me standardet dhe rregullat evropiane, në mënyrë që të sigurohet integrimi i suksesshëm i vendeve të rajonit në Union sipas kritereve dhe standardeve të njëjta.
Në takimin në Budapest, ministrat për Çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm. Ata ranë dakord se gjatë presidencës së Hungarisë të Këshillit të BE-së, do të bëhen përpjekje shtesë për të përshpejtuar procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut dhe për të forcuar nismat rajonale që do të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.