Lajme
05.9.2024 09:45
Në kuadër të ditës së dytë të vizitës së punës në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u takua edhe Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian.
Në fokus të diskutimeve ishin më shumë tema: përfundimi i skrining procesit dhe hapat e ardhshëm për hapjen e Klasterit 1, Plani i Rritjes dhe Agjenda reformuese, Raporti i ardhshëm i KE-së për vendin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal. Ministri Murtezani informoi lidhur me statusin e proceseve reformuese dhe konfirmoi zotimin e Qeverisë për harmonizimin me standardet dhe vlerat e BE-së. U diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese dhe pritshmëritë nga Bashkimi Evropian lidhur me këtë hap të rëndësishëm.
Në kontekst të Agjendës reformuese, përgatitja e së cilës është në bazë të drejtimeve dhe procedurave të harmonizuara dhe hapëron me Komisionin Evropian, u theksua nevoja për para-financim që të sigurohet zbatimi i suksesshëm i reformave, me çka do të realizohej qëllimi kryesor i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027 - disa nga përfitimet nga anëtarësimi në Union të vihen në dispozicion për qytetarët nga vendet e rajonit në periudhën para-aderuese, respektivisht para anëtarësimit formal në Union.