Lajme
05.9.2024 08:13
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Parlamentin Evropian në Bruksel realizoi takim me kryesuesin e Komisionit për Çështje Ligjore (JURI), Ilhan Kyçyk, anëtar i grupit parlamentar “Renew Europe”, për të shkëmbyer mendime lidhur me temat e rëndësishme që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Parlamentin Evropian në pjesën e procesit euro-integrues.
Ministri Murtezani falënderoi për mbështetjen konsistente parimore të Parlamentit Evropian në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes dialogut Zhan Mone, i cili paraqet element të rëndësishëm të angazhimit të përgjithshëm të BE-së për dosjen tonë evropiane.
Euro-deputeti Kyçyk riafirmoi mbështetjen e fuqishme për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe angazhimit konstruktiv si në nivel bilateral ashtu edhe në nivelin evropian. U diskutua edhe për emërimin e raportuesit të ri për Maqedoninë e Veriut në Komitetin për Punë të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian.
Në takim u diskutuan edhe mundësitë për përforcimin e dialogut bilateral, me theks në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.