Lajme
23.7.2024 06:06
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadoren e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, në të cilën u diskutua për më shumë aspekte të marrëdhënieve bilaterale dhe situatën aktuale politike në rajon.
Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut përkushtuar punon në përforcimin e marrëdhënieve me Greqinë, si NATO aleat dhe partner evropian. Ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore nën dritën e stabilitetit dhe progresit në rajon si dhe theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane. Murtezani theksoi rëndësinë e mbështetjes së Greqisë për integrimin tonë evropian, duke shpresuar se të dyja palët do të vazhdojnë në mënyrë aktive të punojnë në arritjen e qëllimit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja Filipidu riafirmoi mbështetjen e saj për përpjekjet e vendit për integrim evropian, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme, veçanërisht në ato ekonomike dhe nismat rajonale.
Murtezani dhe Filipidu ranë dakord se thellimi i bashkëpunimit bilateral, me programet e Bashkimit Evropian që ofrojnë potencial të madh për intensifikimin e bashkëpunimit, lidhur me integrimin evropian në kuadër të TAIEX dhe Tuining si dhe programet INTERREG – IPA CBC, Programit transnacional INTERREG Ballkan-Mesdhetar është i rëndësisë thelbësore si për të dy vendet ashtu edhe për rajonin.