Lajme
19.7.2024 04:59
Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, Ministri Murtezani kishte takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler.
Ministri Murtezani në takim shprehu besimin se mbështetja e vazhdueshme gjermane për rrugën tonë evropiane, demokracia, sundimi i së drejtës, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik, mjedisi jetësor dhe zbutja e ndryshimeve klimatike janë thelbësore për vendin tonë.
Në takim, bashkëbiseduesit iu referuan edhe bashkëpunimit në kuadër të Tuining projekteve të financuara nga BE-ja, për të cilat potencuan se janë realizuar me sukses 11 Tuining projekte në fusha të ndryshme, edhe atë në pjesën e reformave në polici, statistikave, përafrimin politikës së konkurrencës, prokurimeve publike, bujqësisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të kushteve të punësimit, qendrave hetimore në MPB.
Në fund të takimit ministri Murtezani shprehu mirënjohje të sinqertë për ndihmën e përgjithshme politike, ekonomike dhe projektuese të dhënë nga Gjermania për Republikën e Maqedonisë së Veriut.