Lajme
15.7.2024 07:21
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, mbajti takim me ambasadorin e Republikës Italiane në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Andrea Silvestri.
Në takim Ministri Murtezani theksoi se mbështetja e Italisë është e rëndësisë së madhe, si dhe përforcimi i marrëdhënieve partneritetit. Në takim, krahas marrëdhënieve të ndërsjella bilaterale, u diskutua edhe Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i konvergjencës socio-ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Silvestri theksoi se Italia do të vazhdojë ta mbështes Maqedoninë e Veriut në rrugën evropian dhe theksoi gatishmëri për përforcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët për të dy vendet.