Me 9 korrik 2024 Ministri Orhan Murtezani mbajti takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekselenca e tij, Siril Bomgartner.
Fokus i diskutimit ishin procesi euro-integrues, bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës si dhe mundësitë për thellimin e tij.
Në vitin 2021 u ratifikua Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës për themelimin e Agjencisë Zhvillimore Franceze, PROPARKO dhe Ekspertiza Francë në Maqedoninë e Veriut që hap mundësi për bashkëpunim në veçanti në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, zhvillimit ekonomik dhe social.
Me emërimin e Mia Matkoviq si eksperte të re, Franca edhe një herë konfirmoi mbështetjen e saj në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe afrimin e saj për anëtarësim të plotë në Union.
Bashkëbiseduesit konfirmuan angazhimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm bilateral.