Lajme
24.6.2024 02:49
Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane sot formalisht u realizua dorëzim-pranimi i detyrës, ku Ministri i sapoemëruar për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zyrtarisht mori detyrën nga paraardhësi i tij Bojan Mariçiq.
Mariçiq, njoftoi Murtezanin për fushëveprimin e punës së institucionit dhe Orhan Murtezanit i uroi sukses në rrugën e mëtutjeshme drejt integrimeve evropiane të vendit.
Ministri i sapoemëruar theksoi rëndësinë e procesit të integrimeve evropiane të vendit dhe realizimin e qëllimeve strategjike në këtë fushë, si dhe arritjen e qëllimit më të madh strategjik, respektivisht anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.