Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE), filloi misioni vlerësues nga ana e Komisionit Evropian për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit të Ballkanit Perëndimor Kundër Terrorizmit.
Sekretarja shtetërore e SÇE-së, znj. Drita Abdiu-Halili, deklaroi se pozicioni i vendit tonë mbetet vendimtar kur bëhet fjalë për misionet e vlerësimit nga ana e KE-së, pasi janë shumë të rëndësishme në aspektin e identifikimit të fushave me rëndësi të madhe, dhe se ato ofrojnë analizë objektive të gjendjen momentale në fushat e caktuara.
U dakordua që fusha Kundër-terrorizmit brenda Kapitullit 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, së bashku me Kapitullin 23- Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, janë themeli kryesor i reformave të sundimit të ligjit të cilat do të përcaktojnë dinamikën dhe progresin në negociatat për anëtarsim.