Lajme
11.4.2024 02:08
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Manastir përshëndeti hapjen e info qendrës së parë Erasmus+ në Manastir, të Agjencisë nacionale për programet evropiane të arsimit dhe mobilitet, ku u takua me të rinjtë dhe shfrytëzuesit e Programit Erasmus plus.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në deklaratën e tij për media, theksoi se nga tani në Manastir nga rajone të ndryshme të vendit të rinjtë kanë qasje në një vend ku mund të informohen drejtpërdrejt për programin Erasmus+, si një nga programet më të suksesshme në Bashkimin Evropian.
“Në këtë qendër, të gjithë ata që duan të përfshihen në këtë program mund të marrin informacion se si t'i bëjnë më mirë idetë e tyre pjesë të mundësive për lëvizshmëri më të madhe dhe në këtë mënyrë të fitojnë profesionalizëm më të madh dhe të përmirësohen përshtatshëm me rrethanat e bashkëmoshatarëve dhe kolegët e tyre nga vendet e tjera evropiane.
Shkimi drejt Evropës dhe perspektiva evropiane janë opsioni i vetëm për të rinjtë, dhe Erasmus Plus, si deri më tani, mbetet frymëzim me gamën e gjerë të mundësive për nxënësit, studentët, kuadrot arsimore si dhe për organizatat dhe institucionet.
E ardhmja evropiane e të rinjve tanë është prioritet nga i cili nuk do të heqim dorë kurrë dhe për realizimin e këtij synimi, maksimalisht i afirmojmë përfitimet që kemi në dispozicion nga anëtarësimi ynë në këtë program evropian. Programi Erasmus Plus, vetëm për këtë vit, parasheh buxhet prej më shumë se 6 milionë eurosh për projekte maqedonase për gamë të gjerë iniciativash për arsim, trajnim, rini dhe sport, në kushte të njëjta me të rinjtë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.