Lajme
08.4.2024 11:35
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq sot mbajti takim me profesorin d-r Ludmil Spasov, kryetar i Këshillit për gjuhë maqedonase dhe Elena Jovanova-Grujovska, drejtore e Institutit për gjuhë maqedonase.
Në takim tema e diskutimit ishin përkushtimi për mbështetjen dhe kujdesin e gjuhës dhe kulturës maqedonase, të Qeverisë dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane me rëndësi të veçantë në procesin euro-integrues.
Prof. d-r Ludmil Spasov dhe Këshilli për gjuhë maqedonase, në bashkëpunim me Institutin për gjuhë maqedonase “Krste Misirkov”, dhe gjuhëtarët, maqedonasit dhe profesorë kanë rol të rëndësishëm në përpunimin dhe realizimin e ligjeve dhe projekteve të cilët kujdesen dhe avancojnë gjuhën maqedonase. Krahas kësaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucionet në mënyrë të vazhdueshme mbështesin realizimin e projekteve të ndryshme lidhur me zhvillimin dhe promovimin e gjuhës maqedonase, si dhe përkthimin e legjislaturës evropiane në gjuhë maqedonase.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e Ligjit për shfrytëzimin e gjuhës maqedonase, e cila u votua në Janar të vitit 2024, që paraqet një ligj të ri dhe bashkëkohor që mbron dhe avancon identitetin dhe kulturën maqedonase, si dhe ligj që aplikon bashkëpunim dhe diskutim publik me të gjitha palët e interesuar.