Lajme
03.4.2024 02:10
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me aktivistë të rinj, pjesëmarrës të programit për lëvizshmëri rajonale të hulumtuesve dhe aktivistëve të rinj, në partneritet me organizata nga Shqipëria dhe Serbia (Science, Innovation and Development Centre dhe Iniciativa për të Drejtat e Njeriut).
Në takim, Zëvendëskryeministri Mariçiq, në diskutim me pjesëmarrësit, iu referua rëndësisë së integrimit evropian për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit. Pjesëmarrësit folën për bashkëpunimin rajonal, pjesëmarrjen e të rinjve, ç’rrjedhjen e kuadrove dhe përmirësimin e arsimit për të mbajtur fuqinë punëtore intelektuale në vend. Temat që prekin të rinjtë janë mundësitë për bashkëpunim, hapja e mundësive për punësim për të rinjtë dhe aktivizimi për realizimin e tranzicionit të dyfishtë të shoqërisë: digjitale dhe të gjelbër.
Zëvendëskryeministri Mariçiq kujtoi ditët kur ai në fillimet e karrierës së tij profesionale ishte pjesëmarrës aktiv në shoqërinë civile me qëllim dhe vizionin që ky sistem meriton ndryshim të madh deri në realizimin e anëtarësimit të plotë evropian të shtetit.
Mariçiq në fjalimin e tij para pjesëmarrësve, tha se prioriteti për progresin e shoqërisë dhe avancimin e standardit jetësor me përfitime domethënëse socio-ekonomike është i mundur vetëm nëse Maqedonia e Veriut dhe rajoni i bashkohen Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Opsioni më i mirë për stabilitetin dhe progresin e vendit është që BE, për të gjithë të rinjtë por edhe për të gjithë qytetarët në të, prandaj nuk heqim dorë nga e ardhmja jonë!”
Në takim të pranishëm ishin pjesëmarrësit e programit dhe koordinatorët e Programit kërkimor për politikat rinore dhe arsimore në Forumin Arsimor Rinor (FAR).