Lajme
03.4.2024 11:36
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me përfaqësuesen e Parlamentit Evropian nga Mbretëria e Holandës, Tineke Strick.
Në takim, Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi përkushtimin e Qeverisë për realizimin e agjendës evropiane të vendit. Vëmendje e veçantë nga folësit iu përkushtua realizimit me sukses të procesit të skriningut, i cili u realizua në 15 muaj, punë intensive dhe të thellë të institucioneve.
Në takim u diskutua për segmente të ndryshme të sundimit të së drejtës, për zgjedhjet e ardhshme dhe sfidat e vendit dhe rajonit.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se aderimi i përshpejtuar i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësisë së veçantë për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Euro-deputetja Tineke Strick konfirmoi mbështetjen për vazhdimin e euro-integrimit të vendit në favor të të gjithë qytetarëve me përfitime domethënëse për zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë.