Јавни повици
13.3.2024 01:10
Sekretariati për Çështje Evropiane njofton për Ditë Informative kushtuar thirrjes së 4-të tematike për financimin e projekteve në kuadër të Intereg Euro-MED, të cilën e organizon në bashkëpunim me Sekretariatin e Përbashkët të Programit.
Për pjesëmarrje në ditën informative mund të paraqiteni jo më vonë se 25 prill 2024 në mejl adresën e mëposhtme: ivan.despotovski@sep.gov.mk.
Agjenda e ngjarjes do të shpërndahet në kohë me pjesëmarrësit e regjistruar.
Thirrja e 4-të tematike do të jetë e hapur në periudhën 12 mars – 12 qershor të këtij viti. I njëjti ka qëllim të mbështesë projektet në të gjitha misionet operative të Programit dhe duhet të kontribuojë në arritjen e prioriteteve dhe qëllimeve specifike:
Misioni 1: Përforcimi i ekonomisë së qëndrueshme inovative
o Prioriteti 1: Mbështetja e rajonit të zgjuar mesdhetar
§ Qëllimi specifik 1.1: Konsolidimi/përforcimi konkurrues dhe mjedisi inovativ
o Prioriteti 2: Mbështetja e rajoni më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
§ Qëllimi specifik 2.6: Mbështetja e zhvillimit të ekonomisë së qarkullueshme
Misioni 2: Mbrojtja, ripërtëritja dhe përmirësimi i mjedisit dhe trashëgimisë natyrore
o Prioriteti 2: Mbështetja e rajonit më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
§ Qëllimi specifik 2.4: Promovimi i aktiviteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve
§ Qëllimi specifik 2.7: Përmirësimi i natyrës dhe biodiversitetit
Misioni 3: Promovimi i mjedisit të gjelbër jetësor
o Prioriteti 2: Mbështetje e rajonit më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
§ Qëllimi specifik 2.4: Promovimi i aktiviteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve
Misioni 4: Përforcimi i turizmit të qëndrueshëm
o Prioriteti 1: Mbështetja e rajonit të zgjuar mesdhetar
§ Qëllimi specifik 1.1: Konsolidimi/përforcimi konkurrues dhe mjedisi inovativ
o Prioriteti 2: Mbështetje e rajonit më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
§ Qëllimi specifik 2.4: Promovimi i aktiviteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve
§ Qëllimi specifik 2.6: Mbështetja e zhvillimit të ekonomisë së qarkullueshme
§ Qëllimi specifik 2.7: Përmirësimi i natyrës dhe biodiversitetit
Thirrja ka për qëllim llojet e mëposhtme të projekteve tematike:
o Projekte për testim – përmes pilot aktiviteteve të testohen instrumentet, politikat, strategjitë dhe planet e përbashkëta të veprimit tanimë të identifikuara përmes projekteve të zbatuara më parë, me qëllim të përcaktimit zgjidhjeve konkrete të transferueshme në numër më të madh përdoruesish dhe territoresh, dhe
o Projektet për transferimin e rezultateve - transferimi dhe shpërndarja e rezultateve ekzistuese nga projekti konkret, si dhe përsëritje dhe rritje të volumit të rezultateve nga projekti në zonat tjera të rajonit të Mesdheut dhe zonave fqinje të tij.
Buxheti i mjeteve të BE-së për këtë thirrje është rreth 44 milion euro, me të cilat do të financohen 80% e shpenzimeve të pranueshme të projekteve të konfirmuara. Shpenzimet tjera (20%), që nuk janë të mbuluara me mjetet e BE-së, duhet të sigurohen nga burimet nacionale për ko-financim (publike ose private)
Shfrytëzuesit potencial të mjeteve nga thirrja, varësisht nga ajo në cilin mision të Programit të projektit është fokusuar, janë:
- institucionet publike në nivel lokal, rajonal dhe qendror dhe shoqatat e formuara prej tyre,
- institucionet e arsimit të lartë dhe qendrat për arsim dhe hulumtim,
- organizatat ndërkombëtare të rregulluara me legjislacionin nacional,
- qytetarë, organizata civile dhe shoqatat,
- odat ekonomike,
- ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj.
Informacione të detajuara për thirrjen mund të gjeni në ueb –faqen e Programit të Intereg Euro – MED, në lidhëzën: https://interreg-euro-med.eu/en/call-4-thematic-projects/