Lajme
19.2.2024 06:17
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takim me Nikola Verola, Drejtor i Përgjithshëm për Evropën dhe Politikën e Tregtisë Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Italisë.
Në takim u theksua fakti se Maqedonia e Veriut vazhdon përkushtimin e saj për integrime evropiane, me progres të dukshëm pas realizimit të suksesshëm të procesit të skriningut, të motivuar nga Plani i Rritjes, i cili është strategji të përshpejtimit të afrimit ekonomik me vendet e BE-së.
Zëvendëskryeministri theksoi se bashkëpunimi rajonal të Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për planifikimin e suksesshëm strategjik të Planit të Rritjes dhe zbatimin e reformave në vend.
Është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë në kursin evropian duke pasur parasysh momentin që kemi në dispozicion dhe të cilin Bashkimi Evropian na e ofron si mundësi – tha Mariçiq.
Drejtori i Përgjithshëm Verola theksoi mbështetjen e madhe të Italisë për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, duke theksuar sinjalet pozitive që Italia i dërgon BE-së për vendin dhe për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të njëjtat të jenë pjesë e familjes evropiane. Plani i rritjes është element i rëndësishëm me të cilin qytetarët do të ndjejnë përfitimet e anëtarësimit në BE dhe para anëtarësimit të plotë në BE.
Të dyja palët ranë dakord se ky shans është realitet dhe qëllim i arritshëm që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Në takim u theksua rëndësia e shfrytëzimit të momentit, për të mos humbet mundësia duke pasur parasysh përfitimet që do të merrte vendi pasi të bëhet pjesë e Unionit.
Zëvendëskryetari i parë Mariçiq konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit afatgjatë dhe falënderoi Italinë për mbështetjen e saj për çështjen thelbësore të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Në takim ishin të pranishëm Andrea Kaskone, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Italisë, së bashku me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri dhe Zëvendësshefin e misionit, Mario de Rosa.