Lajme
13.2.2024 07:46
Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takime të planifikuara me Simon Mordju, Këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Marko Makovec, Zëvendësin e Drejtores së Përgjithshme për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Politikës së Jashtme, dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm.
Në takime, Mariçiq nënvizoi vlerën e mbështetjes nga institucionet evropiane në procesin e negociatave, duke theksuar përkushtimin e fuqishëm për avancimin e vendit drejt BE-së. Ai u shpreh optimist duke thënë: “Qëllimi ynë është realizimi i qëllimit strategjik, përkushtimi i Qeverisë është i fokusuar në agjendën evropiane si opsioni i vetëm për të ardhmen e vendit tonë”.
Në takime u diskutua për hapat e mëtejshëm, reformat gjithëpërfshirëse që janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fusha si sundimi i së drejtës, institucionet demokratike dhe reformat në administratën publike, respektivisht udhërrëfyesit që janë bazë për hapjen e Klasterit Themelet dhe Plani i rritjes si mjet me të cilin në mënyrë strategjike do të planifikohet të njëjtit.
Komisioni Evropian ka vizion të qartë për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky qëllim është i lartë në agjendën e BE-së. Ne na takon të vazhdojmë të hapim rrugën drejt BE-së përmes realizimit të reformave, miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe promovimin e vlerave demokratike.