Lajme
13.2.2024 03:47
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u takua me Gert Jan Kopman – Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DG NEAR)
Në takim, Zëvendëskryeministri kishte diskutim thelbësor ku theksoi përfitimet e shumta nga anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut në BE, si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin evropian.
Kopman: “Përfshirja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje e rëndësisë gjeopolitike, por dëshmi e vlerave të përbashkëta të demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit që BE përfaqëson. Kjo paraqet mundësi për Maqedoninë e Veriut për të përforcuar në mënyrë shtesë institucionet e saj demokratike, të përmirësojë zhvillimin ekonomik përmes Planit të Rritjes, si dhe të inkurajoj bashkëpunimin rajonal.
Mariçiq: “Qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë në BE, procesi i anëtarësimit kërkon përkushtim, reforma dhe bashkëpunim”.
Maqedonia e Veriut arriti progres të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga BE-ja dhe është e domosdoshme që të vazhdojmë të punojmë së bashku, deri në realizimin e vizionit të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe prosperuese”.
Gert Jan Kopman dhe Bojan Mariçiq theksuan përkushtimin e të dyja palëve për të mbështetur dhe angazhuar për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kjo shërben si dëshmi për përpjekjet e përbashkëta që janë duke u zhvilluar për të siguruar të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimin e rajonit.