Lajme
13.2.2024 01:05
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kryesoi delegacionin e Maqedonisë së Veriut, i cili sot iu bashkua bisedimeve kyçe diplomatike me Ministren e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Haxha Lahbib, në Bruksel, duke konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut në agjendën e saj evropiane.
Krahas mbështetjes së fuqishme të kryesimit belg, Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi përkushtimin e vendosur të Maqedonisë së Veriut për zhvillimin dhe zbatimin e suksesshëm të integrimeve evropiane.
Takimi paraqet një bazë për gjetjen e mënyrës për bashkëpunim të përforcuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës, qëllimi i së cilës është përforcimi i stabilitetit rajonal, prosperiteti ekonomik dhe shkëmbimi kulturor brenda kornizës evropiane.
Ministrja e Jashtme Lahbib vlerësoi progresin e Maqedonisë së Veriut në harmonizimin me vlerat dhe standardet evropiane, duke shprehur mbështetjen e fuqishme të Belgjikës për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë u theksua rëndësia e solidaritetit dhe partneritetit në zgjidhjen e sfidave dhe mundësive të rrugës evropiane.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohje, duke theksuar rëndësinë e periudhës së kryesimit belg, kur do të zhvillohen procese kyçe në BE të rëndësishme për ne dhe për rajonin.
“Misioni ynë ka për qëllim angazhimin proaktiv të Maqedonisë së Veriut në përmbushjen qëllimit për anëtarësim të plotë në BE”, tha Mariçiq.
Vlerat tona të përbashkëta dhe qëllimet e përbashkëta që obligojnë Maqedoninë e Veriut dhe Belgjikën janë vendosmëria për thellimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, reformat e parimeve demokratike, rritjen dhe zhvillimin e shteteve anëtare së bashku me vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, si dhe realizimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.