Lajme
11.2.2024 09:51
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, sot mori pjesë në panel diskutimin në temë BE-SHBA Relations: Building Collective Security in a Shifting World, marrëdhëniet BE-SHBA: Ndërtimi i sigurisë kolektive në botën që ndryshon.
Në konferencën përkushtuar marrëdhënieve të BE-së me SHBA-në, mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili përfaqësoi Maqedoninë e Veriut me referim në temë nga perspektiva e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Fillimisht, Mariçiq theksoi bashkëpunimin me SHBA-në me strategjinë për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor bazuar në tre parime: agjendë e qartë, mbështetja e fuqishme dhe prania konstante.
Maqedonia e Veriut ka vendosur dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forma të veçanta bashkëpunimi, ku sistemi i masave restriktive të SHBA-ve për sanksionimin e politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor është i rëndësisë së jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit dhe do të ndihmojë në rregullimin dhe reformimin e sistemit në rrugën drejt BE-së. Zgjidhja e sfidave të tilla siç është korrupsioni dhe promovimi i integrimit janë të rëndësisë thelbësore për arritjen e këtij qëllimi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se prania dhe mbështetja e politikanëve amerikanë janë të rëndësisë jetike në luftën kundër korrupsionit në rrugën tonë euro-integruese. Angazhimi dhe bashkëpunimi me politikanët amerikanë përforcon angazhimin tonë ndaj vlerave demokratike dhe forcon partneritetet transatlantike.
Jemi të përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin rajonal përmes vizitave dhe dialogut të rregullt. Përforcimi i partneriteteve brenda Ballkanit Perëndimor dhe me aleatët e NATO-s është e rëndësisë thelbësore për avancimin e qëllimeve të përbashkëta dhe menaxhimin e sfidave të përbashkëta.
“Zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë një rëndësi të veçantë në formësimin e së ardhmes së Evropës. Është e rëndësisë thelbësore të theksohen perspektivat progresive të brezave të rinj që angazhohen për unitetin dhe bashkëpunimin evropian. Rezultati i zgjedhjeve evropiane dhe lokale në Ballkanin Perëndimor do të ketë ndikim të madh në trajektoren e ardhshme të rajonit. Këto zgjedhje përfaqësojnë pikë referime kyçe në rrugëtimin tonë kolektiv drejt stabilitetit dhe prosperitetit”, tha Mariçiq.
Në konferencë u theksua situata gjeopolitike në Evropë, me theks në rëndësinë e krijimit të të ardhmërisë që do të thotë siguri dhe stabilitet në rajon.
Në panel diskutimn morën pjesë edhe Jovita Neliupsiene – Euro-ambasadore në SHBA, Kristofer Smart – themelues i Abrot Group, ndërkaq moderator i panel diskutimit ishte Xheremi Shapiro – Drejtor për hulumtime, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet të Jashtme.