Lajme
10.2.2024 12:06
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, sot mori pjesë në punëtorinë “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.
Në punëtori morën pjesë persona të interesuar - të regjistruar për të marrë pjesë në konferencë, me të cilëve folës, përfaqësues të iniciativave dhe qendrave të ndryshme hulumtuese, profesorë, studiues.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në mënyrë të përmbledhëse shpjegoi rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, për të theksuar më tej rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për kauzën evropiane.
“Në Maqedoninë e Veriut ka dy koncepte politike, njëri është pro-evropian, koncepti tjetër i përket krahut të nacionalizmit, respektivisht populizmit.
Për pjesëmarrësit e punëtorisë, Zëvendëskryeministri i parë, shkurt shpjegoi rolin e rëndësishëm të marrëveshjes së Prespës, përcaktoi metodologjinë e re për aderim drejt BE-së, rolin dhe mundësitë që i hapen Maqedonisë së Veriut me aderimin në BE.
Në fund të diskutimit aktiv, i cili u zhvillua mes pjesëmarrësve, ai theksoi se viti 2030 është qëllim i arritshëm dhe real për Maqedoninë e Veriut që me përkushtim dhe punë serioze të hyjë në Bashkimin Evropian.
Në punëtorinë e moderuar nga Aleksandar Jakovleviq u diskutua për ndikimin e SHBA-së për Maqedonisë së Veriut dhe rrugën e përgjithshme të integrimit evropian, ndikimin e Kinës, si dhe atë që do të ishte e nevojshme të bëhet si hapi i ardhshëm drejt negociatave të anëtarësimit.