Lajme
07.2.2024 04:49
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me kryetarin e grupit parlamentar Josip Juratovic (SPD), përfaqësuesit e Bundestagut gjerman dhe ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drekseler në vendin tonë.
Në takim u diskutuan tema që kanë të bëjnë me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fokus mbështetja e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe tema të tjera aktuale.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohjen e tij Bundestagut gjerman për rezolutën e dorëzuar nga deputetët e koalicionit qeveritar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), e cila shërben si instrument i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit të përbashkët sektorial, si dhe për mbështetjen aktive dhe afatgjatë të Gjermanisë, e cila në vazhdimësi i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e saj maqedonase.
Në takim, Juratoviq konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së integrimeve evropiane, për çka theksoi se vendi duhet të vazhdojë me vendosmëri përpara deri në përmbushjen e qëllimit strategjik, anëtarësim në Bashkimin Evropian. Juratoviq theksoi se Gjermania e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të Bashkimit Evropian, si vend, aspiratat dhe progresi i të cilit duhet të shpërblehen me meritë me anëtarësimin në familjen e madhe evropiane.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, dhe se Gjermania është partneri tregtar më i madh dhe më i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.
Pas përfundimit të takimit, Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Kryetari i grupit parlamentar, Juratovic, do të japin deklarata të përbashkëta duke filluar nga ora 16:15, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.