Lajme
30.1.2024 01:44
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në komisionin drejtues të projektit “Përkrahje për përgatitjen e Strategjisë nacionale për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Zëvendëskryeministri i parë Mariçiq duke shprehur mbështetjen për strategjinë nacionale, uroi Zëvendëskryeministrin Bytyqi për këmbënguljen, konsistencën në procesin e udhëheqjes dhe realizimit të strategjisë, e cila paraqet proces serioz në krijimin e qëllimeve të kuptueshme, politikave të kuptueshme që bazohen në rrjedhën e deritanishme të vendit tonë dhe mësimet e marra nga kjo.
Në vazhdim Mariçiq falënderoi UNDP-në për gjithë procesin e zbatimit të strategjisë nacionale për zhvillim dhe të gjithë partnerët që ndihmuan në këtë proces, OKB-në në përgjithësi si kornizë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën Sllovake si partnerë kryesorë.
“Ajo që për mua personalisht, si bartës i procesit të integrimit evropian, është e rëndësishme se ky dokument merr seriozisht parasysh aspiratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe përputhshmëria e fushave dhe qëllimeve me strategjitë, politikat dhe legjislacionin e BE-së janë një nga parimet themelore të këtij dokumenti që qartazi udhëzon në një koordinim të përbashkët të të gjithë aktorëve në shoqëri të drejtuar në atë drejtim.
Besoj se me hapjen e klastereve dhe përgatitjen e pozicioneve negociuese, dokumenteve, të gjitha ato pjesë formale thelbësore të procesit të negociatave do t'i japin impuls shtesë në implementimin e kësaj strategjie, por gjithashtu edhe do të frymëzohen nga kjo strategji dhe do të jetë burim i pikë referimit dhe burimi i krijimit të këtyre dokumenteve, me qëllim të sigurimit të një jete më të mirë për qytetarët dhe përmbushjes së qëllimeve të kësaj shoqërie”, tha Mariçiq.
Më në fund, Zëvendëskryeministri i parë Mariçiq dha propozim në tekstin hyrës të draft strategjisë në fjalinë e dytë, në vend që "...veçanërisht të merret parasysh aspirata e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2035. ..", të qëndrojë"...deri në vitin 2030", që është vit i përcaktimit strategjik për vendin tonë.