Lajme
26.1.2024 10:35
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larsson Jain.
Në takim, Mariçiq dhe Larson Jain biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit me hapa strategjikë të përcaktuar në realizimin e projekteve, mbështetjen me qëllim për të përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për vazhdimin e mëtejshëm të pandërprerë të proceseve negociuese.
Përcaktimi i qartë i Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta për përshpejtimin dhe ndihmën e vendit për hyrje në BE janë prioritet dhe qëllim për të cilin po punohet në mënyrë të fokusuar dhe të pandërprerë.
Jam mirënjohës për bashkëpunimin e frytshëm që kemi me Ambasadorin suedez Larson Jain dhe mbështetjen nga Mbretëria e Suedisë, hapat e ardhshëm janë në favor të realizimit të së ardhmes evropiane për vendin dhe qytetarët tanë dhe ky është prioriteti ynë për të cilin ne pa diskutim zotohemi deri në përmbushjen e qëllimit - tha Mariçiq.