Lajme
24.1.2024 02:48
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Eduardas Borisovas, ambasadorin e sapoemëruar të Lituanisë në Maqedoninë e Veriut, me seli në Zagreb.
Bashkëpunimi dhe bilaterali mes vendeve tona bazohet në miqësinë, marrëdhëniet e shkëlqyera partneriteti dhe mbështetjen e madhe të Lituanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, konkluduan Mariçiq dhe Borisovas.
Lituania është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe aleat në NATO, me përkushtimin dhe mbështetje të qartë të Republikës së Lituanisë për procesin tonë euro-integrues.
Ambasadori Borisovas angazhohet për integrimin e shpejtë të vendit tonë në BE, me besim se vendi ynë është në Union, me të cilin qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të ndihen të sigurt, dhe të qëndrueshëm.
Duke pas parasysh se strategjia e Maqedonisë së Veriut për integrime evropiane është me kurs të qëndrueshëm, besojmë se mbështetja nga Lituania do të kontribuojë për integrim më të shpejtë, ku shkëmbimi i përvojës së Lituanisë është me rëndësi të jashtëzakonshme për ne”, tha Mariçiq.