Lajme
23.1.2024 04:17
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mori pjesë kuadër të konferencës vjetore të Qeverisë u mbajt paneli diskutimi i parë: “Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë”.
Në drejtim të arsyetimit të temës, Zëvendëskryeministri Mariçiq tha:
“Mund të përgëzojmë pa rezerva veten, 15 muaj proces skriningu që na dha një pamje reale, pothuajse 1000 persona morën pjesë në atë proces të madh, 800 raporte të realizuara, punë intensive të administratës e cila e punoi në mënyrë profesionale dhe ishte në nivel të detyrës. Me realizimin e suksesshëm të fazës së parë të negociatave, dhe udhërrëfyesit që tashmë iu dërguan Komisionit Evropian, makina evropiane maqedonase është përshirë, nga ne varet nëse këtë vit ajo makineri do të vazhdojë të punojë dhe të arrijë në BE deri në vitin 2030. Me Planin e rritjes, Bashkimi Evropian u jep një impuls të ri vendeve kandidate, atë plan e kemi kërkuar prej kohësh dhe paraqet një strategji të rëndësishme për zhvillimin e rajonit dhe anëtarësimin e përshpejtuar të vendit në BE.
Qëllimi i Komisionit Evropian është t'i zgjasë dorën rajonit dhe vendit tonë, të përmirësojë komunikimin dhe të mos ketë dilema nëse vendi ynë bën pjesë në union.
Jam i sigurt se Plani i rritjes do të fillojë të zbatohet së shpejti.
E kemi përcaktuar rrugën, duhet ta ecim. Rruga evropiane është e arritshme dhe jo aq larg sa dikur. Është e rëndësishme që të mbledhim të gjitha forcat në shoqëri, të gjitha strukturat politike, administratën, institucionet shkencore, organizatat civile të përfshihen në këtë proces reformash. Beteja jonë është viti 2030, kur do të pranohen anëtarë të rinj në union, që Maqedonia e Veriut të mos jetë në audiencë, por në skenë”.
Në panel fjalët e tyre kishin edhe Zëvendëskryeministri Bytyqi, Ministri i Financave, Besimi dhe profesori, Sinisha Naumoski.