Lajme
23.1.2024 11:01
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u takua me drejtoren e sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Komisionit Evropian, Valentina Superti.
Në takim u diskutua për procesin e skriningut të përfunduar me sukses, zbatimin e Planit të Rritjes, vendosmërinë e të dyja palëve për punë me këmbëngulje me qëllim për anëtarësimin e vendit në BE, realizimin e agjendës reformuese dhe mbështetjen që Komisioni Evropian vazhdimisht ja jep Maqedonisë së Veriut.
Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu pritjen për mbështetje të mëtejshme nga institucionet evropiane për agjendën reformuese dhe proceset që i kemi para nesh në rrugën drejt BE-së, duke theksuar se kjo do të kontribuojë në ruajtjen e kursit evropian të shtetit, dhe për stabilitetin e gjithë rajonit.
Drejtori Superti theksoi se përkushtimi dhe strategjia për përfshirje në Komisionin Evropian për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor është politikë e rëndësishme për rajonin dhe vazhdon me ritëm maksimal. Plani i rritjes është instrument për përshpejtimin e reformave kyçe, zhvillimin dhe mbështetjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim progresi dhe realizimi i qëllimit strategjik të aderimit në BE.
Zëvendëskryeministri Mariçiq falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me institucionet evropiane, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për integrimin evropian, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, anëtarësimin e plotë të vendit në BE.