Lajme
22.1.2024 01:49
Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, si pjesë e delegacionit të takimit të liderëve për Planin për Rritje për Ballkanin Perëndimor.
Në takim u theksua se Plani për Rritje është hap real për integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Plani për rritje, me mbështetje të rëndësishme financiare, është hap vendimtar dhe udhërrëfyes transformues për prosperitetin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.
Kjo nismë simbolizon përkushtimin e rajonit për veprim, inkurajon zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe integrimin rajonal deri në harmonizimin e ekonomive nacionale me standardet e BE-së, instrumenti vepron si një katalizator për integrim të suksesshëm, duke inkurajuar ndryshime thelbësore reformuese të rëndësishme për arritjen e qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
E rëndësishme për planin është vendosja e tregut të përbashkët rajonal, zhbllokimin potencial ekonomik dhe hapjen e rrugës drejt tregut të vetëm të BE-së. Fusha të tilla si lehtësimi i tregtisë, hapja e sektorit të shërbimeve dhe lëvizshmëria e punëtorëve janë në fokusin e integrimit të përshpejtuar.
Në takimin e sotëm u theksua se Maqedonia e Veriut përkushtohet të krijojë agjende solide reformuese, e cila do të jetë bazë për realizimin pa pengesë të euro-integrimit të shtetit me qëllim të arritjes së anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2030. Angazhimi ndaj Planit të Rritjes kontribuon në transformimin e shtetit, e bën më të suksesshëm zhvillimin e shoqërisë dhe anëtarësimin e përshpejtuar në BE.
Përcaktimet kryesore të takimit janë prioritetet në rrugën drejt BE-së, respektivisht angazhimi për zbatimin e reformave, bashkëpunimi, lidhja përmes instrumenteve financiare që do të thotë zhvillim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të rajonit.