Lajme
22.1.2024 11:44
Në prag të takimit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor mëngjesin e sotëm, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Kryeministrin Kovaçevski mbajti takim me partnerë strategjikë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ndihmës Sekretarin nga Departamenti i Shtetit Xhejms O'Brajan dhe ambasadoren Anxhela Ageler.
Në takim u konfirmuan qëndrimet për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren lidhur me realizimin e suksesshëm të qeverisjes së shtetit drejt Bashkimit Evropian.
Në takim u theksua se krijimi i aleancave dhe krijimi i urave të miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon janë strategjia kryesore udhëheqëse për realizimin e Planit të Rritjes të Komisionit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Përcaktimet kryesore të takimit ishin se prioritetet tona në rrugën drejt BE-së janë angazhimi për zbatimin e reformave, bashkëpunimi, lidhja përmes instrumenteve financiare që do të jenë zhvillim i qëndrueshëm dhe i besueshëm i shtetit dhe rajonit.