Lajme
21.1.2024 02:59
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, priti James O'Brien, Shef i Njësisë për Koordinimin e Sanksioneve në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe Ndihmës Sekretar Shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq i uroi mirëseardhje O'Brajan dhe e falënderoi për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Maqedonisë së Veriut.
Ndihmës Sekretari shtetëror O'Brajan është pjesë e delegacionit të partnerëve strategjikë të shtetit, të cilët do të marrin pjesë në takimin e liderëve të përkushtuar Planit për Rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nikoqir i të cilit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte dhe nesër në Shkup.
Mbështetja e SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut vjen gjithmonë në kohë të duhur, për të çka gjithmonë jemi jashtëzakonisht mirënjohës, tha Zëvendëskryeministri.
Në prag të takimit të liderëve i përkushtuar për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, vendi ynë ka nderin të lidhë të gjithë pjesëmarrësit, delegacionet e vendeve të rajonit dhe me këtë mënyrë të tregojmë përkushtimin tonë serioz për integrimin euroatlantik, zhvillimin dhe prosperitetin e vendit dhe të rajonit.