Lajme
17.1.2024 11:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, i cili sot për vizitë zyrtare qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim u theksuan lidhjet e afërta mes dy vendeve, me vizion të përbashkët për progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Duke theksuar ndjenjën e fuqishme të miqësisë, dy palët, si dhe ekipet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të cilët bashkëpunojnë kohë më të gjatë theksuan bashkëpunimin e afërt, të bazuara në vlera dhe qëllime të përbashkëta.
Jemi të bindur se me përpjekje të përbashkëta do ti tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohemi, me ndjenjë të fuqishme për përkatësi në Bashkimin Evropian si dhe me vendosmëri të përbashkët të bëhemi anëtar të Unionit deri në vitin 2030.
“Ndjejmë relacion dhe lidhje të ngushtë me Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria është miku, fqinji ynë dhe së bashku do të përpiqemi për njëri-tjetrit në proceset integruese në BE”, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Angazhimin për bashkëpunim dhe marrëdhënie të fuqishme miqësore konfirmuan të dy palët me theks të veçantë në lidhjen mes dy popujve si miq dhe aleatë në rrugën drejt BE-së.
Në takim u theksua gatishmëria e dy vendeve ku Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi “Ne përfunduam detyrën tonë, ndërkaq qëllimi ynë kryesor është tejkalimi i sfidës së ndryshimeve Kushtetuese me vendosmëri të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian”.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ministri Hasani konfirmuan përkushtimin e tyre në përpjekjet e përbashkëta dhe këmbëngulje në rrugën drejt BE-së, duke premtuar se do të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes dhe mbështetjes së ndërsjellë. Ata theksuan besim se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të tejkalojnë sfidat dhe do të arrijnë qëllimin e përbashkët për aderim në BE deri në vitin 2030.
Bashkëbiseduesit në takim u dakorduan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i takojnë bashkimit Evropian modern me përkushtim dhe punë të palodhur deri në arritjen e qëllimit – anëtarësim të plotë në BE.