Lajme
15.1.2024 03:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kryesoi me Trupin e përhershëm operativ për zhvillim e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm ku u hartua dhe u miratua draft teksti i Strategjisë nacionale për interkulturalizëm dhe kohezion shoqëror për periudhën 2024-2026 me plan veprimin përkatës trevjeçar.
Zëvendëskryeministri të pranishmëve iu drejtua me mesazhe për rëndësinë e strategjisë që u miratua dhe sipas së cilës planifikohen projekte dhe politika.
Strategjia është hartim i një prej karakteristikave dhe vlerave kryesore të vendit tonë, tashmë të njohur në botë: angazhimi për të ndërtuar dhe kujdesur për shoqërinë e barabartë për të gjithë. Të ndërtojmë shoqëri civile, me respekt ndaj dallimeve sociale, etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore, si thelbi i bashkimit tonë që është ndërtuar prej shekujsh dhe që paraqet detyrim për të ardhmen tonë të përbashkët.
Diversitetin e konsiderojmë si avantazhin tonë, pasurinë tonë të përbashkët. Pikërisht fryma e unitetit që do ta bëjë Strategjinë një instrument të gjallë për preventivin e dominimit të kulturës etnocentrike, e cila nuk është modeli për të cilin synon vendi ynë. Modeli i R. Maqedonisë së Veriut fillon me respektimin e të gjitha komuniteteve dhe krijimin e mundësive që komunitetet e ndryshme bashkëpunojnë, plotësojnë njëra-tjetrën dhe pasurojnë njëra-tjetrën.
Interkulturalizmi është hap më tej se multikulturalizmi dhe i përkushtohet më shumë ndaj parimeve, rregulloreve dhe politikave në një shoqëri multikulturore që njohin dhe afirmojnë formalisht ekzistencën e diversitetit dhe komuniteteve të veçanta, krijojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre të veçanta, status të barabartë dhe mbrojtjen e duhur.
Synimi qendror i interkulturalizmit është të mundësojë ndërthurjen, bashkëpunimin dhe ekzistencën e përbashkët aktive. Interkulturalizmi është qasje, detyra e së cilës është të zhvillojë shoqëri civile kohezive përmes transformimit të identiteteve një-dimensionale në shumëdimensionale dhe përmes zhvillimit të sistemit të përbashkët vlerash dhe kulture publike.
Përparësitë që karakterizojnë këtë qasje janë ndërveprimi dhe dialogu, përpjekja për bashkim dhe kohezion të fuqishëm social. Nuk kemi arritur asgjë nëse kulturat e ndryshme ekzistojnë vetëm për vete, krah për krah, të izoluara nga njëra-tjetra. Interkulturalizmi i kapërcen këto gjendje dhe mundëson kontakt dhe bashkëpunim, jetesë të përbashkët të kulturave të ndryshme.
Në seancën e fundit të këtij Trupi të përhershëm operativ për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmit, u miratuan unanimisht formularët e rishikuar operacional të Strategjisë nacionale për interkulturalizmin dhe kohezionit shoqëror për periudhën 2024-2026, për periudhën 2024-2026 me plan veprimin përkatës trevjeçar.
Në seancë morën pjesë anëtarët e trupit të përhershëm operativ për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm, i përbërë nga Robert Alagjozovski, kryetar i trupit koordinues dhe koordinator nacional për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndër-resorial, Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Zëvendësministri i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Xhabir Doko dhe përfaqësues të tjerë të trupit koordinues.