Lajme
12.1.2024 06:12
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq ishte pjesë e delegacionit në takimin bilateral sot me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili për vizitë zyrtare qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin bilateral me Kryeministrin Varadkar u diskutua për çështjet e sigurisë “lokale dhe rajonale”, si dhe për proceset të cilat janë në vazhdim për anëtarësim në BE.
Delegacionet theksuan nevojën e avancimit të bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në teknologjinë informatike, telekomunikimin, prodhimin e ushqimit organik, energjetikën dhe turizmin.
Aplikimi për anëtarësim në BE daton nga koha kur Irlanda kryesonte në vitin 2004.
Vizita e Varadkar në Ballkanin Perëndimor vjen në një kohë kur vazhdojnë negociatat për zgjerimin e BE-së. Vizita është sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonit dhe të vendit.
“Në takim u dakorduan ne e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Irlanda është partneri ynë në realizimin e qëllimit tonë strategjik, dhe me punë të përkushtuar do ti zbatojmë reformat e duhura për integrimin e mëtejmë të vendit tonë në BE”, theksoi Mariçiq.