Lajme
11.1.2024 12:32
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në intervistë për “Sloboden Peçat” me Ljubisha Nikolovskin, foli për punën e bërë në periudhën e kaluar.
“Në shtatë vitet e fundit, e kthyem drejtimin nga izolimi, nga pozicioni i pashpresë në integrimet euroatlantike, dhe sot jemi anëtare e NATO-s dhe negociojmë për anëtarësim në BE. Viti 2022 ishte pikë kthesë, për fat të keq ne u vumë në një situatë në të cilën, krahas asaj se me meritë na u desh të fillonim negociatat, për arsye të brendshme të Bashkimit Evropian dhe më pas për çështjen të cilën e hapi Bullgaria, hymë në një situatë në korrik të vitit 2022 për të arritur në kompromis për propozimin francez apo evropian që na mundësoi të fillojmë negociatat për herë të parë pas shtatëmbëdhjetë vjetësh”, tha Mariçiq.
Duke iu referuar procesit të skriningut, ai deklaroi: Ne realizuam skrining raport të gjerë, nga ai skrining raport, në bazë të tij hartuam udhërrëfyesit, pra nxorëm detyra, të cilat duhet t'i kryejmë në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare.
Ne vendosëm projeksion deri në vitin 2030 t'i përfundojmë të gjitha ato detyrime sepse atëherë qëllimi ynë është të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian. Nuk është e paarritshme, është e mundur vetëm nëse punojmë në të. E gjithë kjo ka afate të qarta kohore, që duhet të përfundojë gjatë këtij viti, që deri në fund të vitit të ardhshëm, pra deri në fund të vitit 2027.
“Udhërrëfyesit janë bërë në bazë të vlerësimeve reale se sa institucionet tona mund t'i kryejnë këto detyra, aty lidhen çështjet që kanë të bëjnë me këshillin gjyqësor, çështje që kanë të bëjnë me llogaridhënien, çështje që lidhen me luftën e përforcuar kundër korrupsionit, si dhe propozimi i Ligjit të ri kundër korrupsionit të miratohet deri në fund të vitit 2025.
Zëvendëskryeministri theksoi se vendi ynë mori atë që kërkonte dhe meritonte një kohë të gjatë.
“Një nga kushtet për vazhdimin e negociatave pas fazës së skriningut ishin ndryshimet kushtetuese. Mund të jemi plotësisht të kënaqur dhe të përgëzojmë për atë që kemi arritur në dy vitet e fundit.
Ai shtoi se personat që kanë marrë pjesë aktive në skriningje nuk janë qytetarë të thjeshtë, por njerëz mbi të cilët mbështeten institucionet, pavarësisht se administrata është subjekt i kritikave, por ka njerëz të mirë pa të cilët shteti nuk mund të funksionojë.
“Në ato mijëra persona, unë personalisht njoh pjesë të madhe të tyre sepse personalisht kam qenë prezent në shumicën e skrinigjeve. Vërtet vijnë nga të gjitha partitë ose nuk vijnë nga asnjëra, por të gjithë kanë punuar si ekip për të njëjtin qëllim. Administrata është më e vetëdijshme se politikanët e opozitës që refuzuan ftesat e hapura nga ana jonë për të marrë pjesë më aktive në të gjithë atë proces, madje edhe këshilli nacional për integrime evropiane, i cili ka kompetenca në atë pjesë.
“Në fund të skriningut, kishim fazën e konsultimeve për udhërrëfyesit që janë kusht për ta hapur klasterin e parë. Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës dhe reformat në administratën publike, të cilat u shqyrtuan nga Kuvendi në seancën e përbashkët të Këshillit nacional për Integrime Evropiane dhe Komisionit për Çështjet Evropiane, u mbështetën njëzëri dhe kështu Qeveria i dërgoi në Bruksel“, përfundoi Mariçiq.
Ai konkludoi se kur ka vullnet mund të tregohet në vepër se po punojmë së bashku për të njëjtin qëllim. Është e dëshirueshme që ai model të zbatohet në praktikë në periudhën e ardhshme katërvjeçare, në mandatin e ardhshëm të kësaj qeverie, respektivisht të ekzistojë bashkëpunimi konstruktiv me opozitën.
“
Është në interesin tonë të trokasim në atë derë sepse pasojat do të jenë mbi ne. Standardi i jetesës do të vonohet, do të lëshojmë mundësitë për të ndërtuar infrastrukturën më shpejt dhe më mirë me paratë evropiane dhe në vend se me para buxhetore apo kredi e kredi. Miliarda për bujqit në vend të milionave që kemi tani, do të humbasim, përforcimin e bizneseve të vogla, që është një nga prioritetet kryesore të tregut të përbashkët të BE-së. Do të jetë vetëm në dëmin tonë”, theksoi Mariçiç.
Ai përfundoi se çdo ditë e humbur nga BE-ja është humbje për ne, jo për BE-në. U dëshmua se identiteti nuk do të cenohet. Anëtarësimi në BE është pika më e mirë e rrumbullakosjes së vendit sonë.