Lajme
04.1.2024 03:37
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti takim me ambasadoren e SHBA-ve në vend, SH.S. Angela Ageler e të cilën diskutuan për bashkëpunimin me SHBA-të si partneri ynë strategjik në fushat lidhur me reformat evropiane për mundësitë për kahësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit në realizimin e prioriteteve tona nacionale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë strategjik dhe aleat i fuqishëm i rrugës tonë evropiane të vendit tonë, ne jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme politike dhe ekonomike, theksoi Mariçiq.
Përkushtimi në realizimin e agjendës evropiane me partnerët tanë strategjik është në interes të të gjithë qytetarëve të maqedonisë së Veriut, rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropës dhe botës. Ngjarjet globale kërkojnë përkushtim dhe vëmendje për mbajtjen e stabilitetit në rajon dhe partneritet të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ambasadorja Ageler në takimin e parë të vitit, diskutuan për fushat prioritare dhe për të cilat nevojitet vazhdimi i mbështetjes nga SHBA-të në drejtim të zbatimit të reformave evropiane.
“Mbështetja e SHBA-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe për rajonin, dhe me vazhdimin partneritetit të fuqishëm po ndërtojmë stabilitet për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut”.
Ageler dhe Mariçiq diskutuan hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme, të cilat ndikojnë në përgjegjësinë politike dhe në investimin e reformave, pas përpilimit të udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës dhe reformat në administratën publike, të cilat në përputhje me Kornizën Negociuese për Maqedoninë e Veriut të miratuar nga Këshilli i BE-së, më 18 korrik 2022 paraqesin pikë referime për hapjen e Klaster 1, Vlerat Themelore.
Në takim u theksua rëndësia e shfrytëzimit të momentit për afrimin e vendit me BE-në dhe partneritetin me SHBA-të i fokusuar të sigurojë mbështetje për promovimin e Maqedonisë së Veriut të prosperuar, mirë të qeverisur dhe të qëndrueshme, të përkushtuar integrimeve euroatlantike.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ambasadorja Ageler u dakorduan se në kohë të mbështetjes së fortë nga SHBA-të dhe Bashkimit Evropian për vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, është jashtëzakonisht e rëndësishme të merren të gjitha masat e nevojshme për të shfrytëzuar momentumin dhe zbatimin e Planit të rritjes me të cilin me ndihmën e të gjithë partnerëve gjeostrategjikë të Maqedonisë së Veriut, do të sigurohet bashkëpunimi më i madh mes vendeve të rajonit në drejtim të sigurimit të stabilitetit, rritjes ekonomike që është veçanërisht e rëndësishme për rajonin dhe kushtet për zbatim pa pengesa të reformave të hartuara.