Lajme
20.12.2023 01:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte fjalën e tij në seancën e përbashkët të Këshillit Nacional për Euro-integrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë së Veriut në të cilën u diskutua takimi i suksesshëm i Këshillit Evropian, nga i cili, siç pritej arritën mesazhe inkurajuese për zgjerimin e Bashkimit Evropian, nga vendet anëtare se perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e sigurte dhe e realizueshme.
Seanca e përbashkët e Këshillit Nacional për Euro-integrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane paraqet vendin e vërtetë për bisedë në të cilën mund ta theksojmë suksesin e përgjithshëm të procesit të skriningut, e cila gjithashtu u shënua edhe nga Komisioni Evropian në Raportin e sivjetmë për progresin e vendit tonë, si dhe pa hamendje u tha edhe javën e kaluar, me 7 dhjetor në Bruksel, kur mbyllëm Kapitullin 31 të fundit të procesit të skriningut.
Jemi të gatshëm për fazën e ardhshme të negociatave, për të cilën janë të nevojshme përfundimi i detyrimeve të Kornizës negociuese për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkimin Evropian, të cilën e miratuam me 19 korrik 2022. “Ndryshimet Kushtetuese janë investim për të ardhmen tonë, pa humbur asgjë. Përkundrazi e bën perspektivën evropiane të vendit reale dhe të arritshme.
Mariçiq iu referua faktit se me 13 nëntor 2023 arriti Letra zyrtare nga ana e kryesuesit Spanjoll me KOREPER, në emër të kryesisë me Këshillin e BE-së, për kushtet në të cilat Maqedonia e Veriut mund të çelë negociatat për Klaster 1 Vlerat fondamentale.
Në letër theksohet se pas përfundimit të skriningut për Klaster 1, Bashkimi Evropian mendon se mund të parashihet hapja e këtij Klasteri pas përfundimit të fazës së negociatave aderuese në të cilën do të përgatiten dhe do të sillen dy pikë referimet: Udhërrëfyesi për reformë në administratën publike dhe Udhërrëfyesi për kapitujt për sundimin e së drejtës së bashku më Planin e veprimit.
Si institucion përgjegjës për koordinim me procesin euro-integrues, Sekretariati për Çështje Evropiane që nga qershori i këtij viti filloi me aktivitete për përgatitjen e këtyre dokumenteve, përmes takimeve të vazhdueshme dhe konsultime me të gjitha institucionet kompetente. Në përgatitjen e të dokumenteve, administrata jonë para se gjithash kishte parasysh skrining Raportin për Klaster 1 dhe Raportin e progresit të vendit, ku u munduam ti adresojmë mangësitë më të mëdha në sferat kyçe.
Paralelisht me këtë SÇE në koordinim me MPJ-në filluan përgatitjen e draft Planit të veprimit për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të pjesëtareve të pakicave dhe komuniteteve, që duhet të shihet në korrelacion me udhërrëfyesit, në radhë të parë me sundimin e së drejtës.
Duhet të theksoj se nga vetë fillimi administrata jonë është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet e Komisionit Evropian, me qëllim që të arrijmë në dokumentin e pranuar të përbashkët, i cili duhet të pranohet edhe nga vendet anëtare.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq iu falënderua gjithë institucioneve të përfshira, të punësuarve në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ministrive relevante të cilët punuan me përkushtim për skriningun dhe ishin kontributi më i madh për rezultatin e suksesshëm.