Lajme
18.12.2023 06:19
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në ngjarjen me rastin e analizës së opinionit publik për procesin e anëtarësimit maqedonas në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian në vitin 2023 në organizim të Konrad Adenauer Shtiftung nga Shkupi dhe Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Në shqyrtimin e punimeve hulumtuese për analizën e opinionit publik për euro-integrimin maqedonas, Zëvendëskryeministri Mariçiq deklaroi se tema e euro-integrimeve na ngarkon të gjithëve, ndjejmë përgjegjësi të gjithë palët që punojmë në Euro-integrime.
“Secili prej nesh që gjendet në hapësirë publike dhe politike, duhet të ndjejë përgjegjësi, pas 18 viteve të kaluara, duhet t’i shfrytëzojmë për reflektim dhe të mendojmë çka duhet bërë më tutje”.
“javën që kaloi kur Ukraina dhe Moldavia filluan negociatat me Bashkimin Evropian, kurse për Maqedoninë e Veriut kishte konkluzion i cili është i njohur për momentin kur do ti bëjmë ndryshimet kushtetuese do të ketë pa vonesë, pa marrje të vendimeve të reja politike, mbajtje të Konferencës së dytë ndërqeveritare, shumë u befasuan, nuk e kuptoj pse.
Mariçiq theksoi se deri javën e kaluar, Qeveria realizoi gjithçka që nuk janë ndryshime kushtetuese, me sukses përfundoi skrining procesi dhe procedura aktuale e konsultimit të udhërrëfyesve, duke besuar se me sukses do të përfundojë të cilat më pas do të dërgohen në Bruksel, sipas planit dhe marrëveshjes me Bashkimin Evropian.
“Skriningu u vlerësua nga Bashkimi Evropian, dhe ky është maksimumi që mund ta bëjmë. Beteja jonë ishte që javën e kaluar të hapim Klaster 1. Lufta ishte që të shfrytëzohet momenti, në mënyrë gjeostrategjike dhe në favorin tonë, ende kemi kohë për këtë, nëse nuk humbasim shumë kohë.” – tha Mariçiq. Për këtë arsye mendoj që çështja e përgjegjësisë është një, çështja më e rëndësishme është zgjidhja e problemit, se si më tej që vitin e ardhshëm të mos kemi problem më të madh, rënie të besimit të opinionit në BE.
“Përgjegjësia është temë e rëndësishme por të kërkojmë zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate, është ende më e rëndësishme, pa fantazuar se mundemi ta ndryshojmë BE-në ose do të vizatojmë në mur një tunel dhe vazhdimisht të përpiqemi të hymë përmes atij tuneli”- tha Mariçiq.