Lajme
12.12.2023 12:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, mori pjesë në konferencën e sotme “Politikat për promovimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Instituti Evropa nga Saarland, Gjermani dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup që u mbajt në Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Në fillim Zëvendëskryeministri iu falënderua Ambasadores gjermane Petra Dreklser, aleate dhe mike e rëndësishme ndërkombëtare e Gjermanisë, dhe Ministrinë Federale Gjermane të Arsimit dhe hulumtimit, e cila financon këtë projekt shkencor ndërkombëtar për promovimin e mekanizmave alternative për zgjidhjen e kontesteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut plotësisht është e përkushtuar në euro-integrimin e vendit dhe përkushtimin e saj të përgjithshme për të ndërmarrë obligime për anëtarësim të plotë në vitin 2030. Partner i jashtëzakonshëm i Qeverisë në këtë proces gjithsesi është komuniteti akademik, perceptimi objektiv i të cilit për mangësitë në legjislacionin tonë dhe nevoja për avancimin e tij është gjithmonë i vlefshëm dhe nxitje për të marrjen e masave për shmangien e mangësive të evidentuara.
Mekanizmat efektive për zgjidhje alternative të kontesteve janë të rëndësisë së veçantë për procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për disa arsye.
Njëra nga ata është ndikimi alternativ i zgjidhjes të kontesteve në përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor përmes uljes së numrit të kontesteve para gjyqeve nacionale.
Pikërisht mekanizmat për zgjidhje alternative të kontesteve, janë pjesë përbërëse e gjithë sistemit ligjor modern dhe efikas evropian.
Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, janë shtylla e rëndësishme për përmirësimin e qasjes në drejtësi, duke ju mundësuar bizneseve në Maqedoninë e Veriut shpesh herë mënyrë më të shpejtë më të lirë dhe me fleksibël për zgjidhjen e kontesteve në krahasim me mënyrën tradicionale gjyqësore të zgjidhjes së kontesteve. Kjo jo vetëm që përmirëson efikasitetin e përgjithshëm të sistemit gjyqësor, por në mënyrë shtesë përforcon sundimin e së drejtës dhe sigurinë ligjore.
Zëvendëskryeministri theksoi se Bashkimi Evropian në raportet e saja vjetore për progresin e Maqedonisë së Veriut theksoi nevojën e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e odave relevante dhe aktorët të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për promovimin e ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe metodave të tjera për zgjidhjen alternative të kontesteve.
Duke pasur parasysh se klasteri i parë: Themelet është ai i cili i pari hapet dhe i fundit mbyllet në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, zgjidhja alternative e kontesteve merr kuptim shtesë për vendin. Qëllimi i kësaj Qeverie është ndërtimi efikas dhe sistem gjyqësor të pavarur dhe përmirësim i qasjes në drejtësi.
Zgjidhja efikase dhe alternative e kontesteve nxit investime të huaja dhe ndikon pozitivisht në besimin e bizneseve në sistemin juridik në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye krijimi i ekonomisë konkurruese dhe tërheqja e investimeve të huaja varet nga qasja e mekanizmave për zgjidhje alternative të kontesteve – tha Mariçiq.
Në fund Zëvendëskryeministri shpjegoi rëndësinë e konferencës së sotme për vendin dhe procesin e saj euro-integrues dhe se me padurim presim ti dëgjojmë rekomandimet për avancimin politik të zgjedhjes alternative të kontesteve në Maqedoninë e Veriut.
Përcaktimi strategjik i kësaj Qeverie është e qartë dhe reale – anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian deeri në vitin 2030. Me vetë anëtarësimin, sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut do të përfshihet në numër të madh në transaksionet dhe bashkëpunimet ndërkufitare, ndërkaq metodat e zgjidhjes alternative të kontesteve mund të kontribuojnë në stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tregtisë së ndërsjellë të vendit.
Ndodhemi në pikën kyçe në kronologjinë e procesit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Për këtë arsye është e rëndësisë së veçantë ta shfrytëzojmë pa dilemë, pa shqetësime këtë shans. Jam i bindur se me miratimin e reformave, me shfrytëzimin e ndihmës të cilën e marrim nga BE do të kemi sukses të kontribuojmë për prosperitetin e vendit dhe qytetarëve.
Jam i bindur se shumica e qytetarëve maqedonas që duan ta shohin Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian në vitin 2030 dhe me një Qeveri që ndan vlera evropiane, që sistematikisht zgjidh dhe ndërton politika të qeverisjes së mirë, me llogaridhënie dhe me planifikim mund të sigurojmë të ardhme evropiane për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.
Në konferencën e sotme në organizim të Institutit Evropa nga Saarland, Gjermani dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup morën pjesë Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, profesor të fakulteteve, gjykatës, arbitra dhe student.