Lajme
11.12.2023 09:10
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sonte mori pjesë në tribunën e fundit të kampanjës Ne jemi Evropë nën organizimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Në fillim Zëvendëskryeministri kishte fjalën e tij ne me nder të veçantë që sonte ndodhet në Kumanovë.
- Sot më vjen veçanërisht mirë që në kuadër të kampanjës “Ne jemi Evropë”, kjo tribunë i kushtohet energjetikës dhe ndodhemi në Kumanovë.
Ai theksoi se në shumë fusha i kemi barazuar prioritetet tona me ato të Bashkimit Evropian. Në periudhën e ardhshme kemi shumë aktivitetet si në energjetikë ashtu edhe në më shumë sfera për të arritur deri në standardet e BE-së.
Mariçiq deklaroi: Qindra mijëra qytetar në tetë qytete në të gjithë vendin katër muajt e kaluar kishim mundësi të bisedojmë për vlerat evropiane, për shembuj evropian, por ajo që më shumë më gëzon, që kaluam 30 projekte evropiane të financuar nga bashkimi Evropian që janë tregime të suksesshme dhe që janë pjesë e tregimeve tona të suksesshme evropiane maqedonase.
Zëvendëskryeministri potencoi se me kampanjën me sukses i riafirmuam dhe promovuam vlerat evropiane, të cilat në një kohë vendimesh të rëndësishme për të vazhduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, na tangon të gjithëve.
Mariçiq shprehu mirënjohje deri tek kryetari i Qeverisë, kolegët e tij zëvendëskryeministra, ministra, por edhe ambasadorëve – partnerë tanë të sinqertë, përfaqësuesve të sektorit të biznesit, organizatave civile, qytetarë të cilët me interes të madh morën pjesë në tribunat.
Me krenari mund të përfundoj se me padyshim çdo njëri nga ne i shpërndan vlerat evropiane, de se kemi qëllim të qartë dhe se jemi në rrugë të mirë.
Dëshmi për këtë është përfundimi i procesit të skriningut javën që kaloi si pjesë e negociatave me BE-në.
Suksesi i procesit të skriningut, i cili u zhvillua 15 muaj, përafërsisht 100 ditë me një angazhim të më shumë se 1000 pjesëmarrësve nga më shumë se 200 institucioneve të ndryshme, treguan përkushtimin kolektiv të administratës dhe qytetarëve për anëtarësimin në BE dhe treguan se ne mundemi dhe dimë.
Sot ndodhemi në pikë kyçë në kronologjinë e procesit tonë të aderimit pa dyshime, integrimi maqedonas në BE vazhdon deri në suksesin përfundimtar.
Jam i bindur se blloku evropian maqedonas së bashku me shumicën e qytetarëve do ta fitojë këtë betejë. Njëkohësisht, ju siguroj se vendi ynë dhe shoqëria jonë, të gjithë së bashku kemi kapacitet dhe së bashku do ta kryejmë këtë punë – në vitin 2028 do ti rrumbullakojmë edhe negociatat dhe pas saj në afat prej dy vitesh do ti finalizojmë të gjitha procedurat për hyrje përfundimtare dhe zyrtare në Bashkimin Evropian. Nuk ka dilema, integrimi maqedonas në BE vazhdon deri në suksesin përfundimtar.
-Para shtatë vitesh ishim vend me krizë serioze politike, vend që u etiketua si vend i robëruar. Sot ne kemi filluar negociatat, ndërkaq për shtatë vite mund të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kësaj i takojmë. Rroftë Kumanova evropiane, rroftë Maqedonia e Veriut evropiane.
Në tribunë në Kumanovë fjalët e tyre kishin edhe Kryeministri Kovaçevski, Zëvendëskryeministri Bytyqi, Ministri Besimi, Ambasadorët Petra Dreksler, Dejvid Gir dhe ekspert i energjetikës, Mitko Andeevski.