Lajme
08.12.2023 01:38
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot mori pjesë në bordin strategjik të WBIF. (Korniza për Investime për Ballkanin Perëndimor) ku prezantoi rezultatin e përpjekjeve disamujore të koordinimit të institucioneve, nën udhëheqjen e përbashkët të Ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq fillimisht shprehu mirënjohjen e tij Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Kopman, për njohjen e rëndësisë më të madhe të ndërlidhjes së procesit të rezultateve konkrete dhe reformave me avancimin e procesit tonë të negociatave.
- Plani i propozuar i rritjes për Ballkanin Perëndimor është ndryshim i lojës që na ka munguar për një kohë të gjatë në procesin e aderimit. Ai jep shtytje të re konvergjencës së përshpejtuar të ekonomive tona dhe reduktimin e dallimeve me ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së.
E shohim atë si mekanizmin më ambicioz të propozuar dhe të mbështetur nga KE që nga fillimi i procesit të integrimit në BE tek ne.
- Vendosja e agjendave gjithëpërfshirëse reformuese plotësisht përputhet me vizionin dhe nevojat tona për përshpejtimin e agjendës së reformave të vendit dhe afrimin e saj, të shoqëruar me sasi të konsiderueshme fondesh.
Në fjalën e tij, Mariçiq iu referua faktit se Republika e Maqedonisë së Veriut me zell po aderon drejt kësaj mundësie dhe për kohë të shkurtër arriti të përgatisë versionin fillestar të Agjendës reformuese nacionale për vitin 2024-2027, e cila u dorëzua më 6 dhjetor, edhe atë menjëherë pas miratimi të saj.
“Në këtë moment, dëshiroj ta pranoj ndihmën e siguruar nga DG NEAR njësia Gjeografike dhe Delegacionin e BE-së në Shkup kontributin e dhënë për kuptim dhe interpretim më të mirë të Planit të Rritjes dhe më pas për prezantimin e planeve dhe angazhimit tonë për procesin e reformues në periudhë të pranueshme."
“Me takimin e parë ministror në Shkup më 17 nëntor, pasuar me takime bilaterale në Bruksel, hapëm rrugën që siguron koordinim të pandërprerë në hartimin e agjendës reformuese fillestare 2024-2027.
Kemi ndërmarrë hapa konkrete në formimin e ekipit bazë dhe strukturës operative për koordinimin e aktiviteteve që dalin nga Plani i rritjes. Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të formojë ekipin kryesor, me të cilin kryesojmë Ministri i Financave dhe unë. Mekanizmi i koordinimit politik përfshin edhe Sekretarin shtetëror për Çështje të BE-së si koordinatorin operativ të përditshëm të procesit. Në ekipin kryesor përfshihen Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Ekonomisë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministri i Transportit dhe Lidhje, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Guvernatori i Bankës Qendrore, drejtorët e Drejtorisë Doganore, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Entit Shtetëror i Statistikave, si dhe një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit. Përfundimisht, u formua ekip ekspertësh për të siguruar që prioritetet politike po transpozohen në masa dhe aktivitete konkrete ambicioze por reale në fushat prioritare të dakorduara me shërbimet tuaja.
Nga përmbajtja e planit reformues, reformat janë organizuar rreth setit të kufizuar të fushave prioritare - Qeverisja/PFM dhe RAP, Digjital dhe Energjia/Tranzicioni i Gjelbër, Kapitali Njerëzor, Mjedisi i Biznesit, Themelet/Sundimi i së drejtës. Këto fusha prioritare janë pjesë integrale e Programit Ekonomik dhe Reformues, si dhe raporti i skriningut bilateral si dhe diskutimi skriningut bilateral.
Modernizimi i administratës publike, duke përfshirë zhvillimin gjithëpërfshirëse e të mbajtjes politike, optimizimin e proceseve afariste dhe përmirësimin e procedurës legjislative për transpozimin e ligjit të BE-së janë gjithashtu në planin reformues. Reformat e tregut, dekarbonizimi, burimet e rinovueshme të energjisë, efikasiteti energjetik dhe ndotja e ajrit, si dhe miratimi i ETS janë në fokusin e përpunimit të tranzicionit të gjelbër.
Transformimi digjital po bëhet pjesë qendrore e reformave nga operacionet e biznesit të shërbimeve qeveritare, përmes shkollave, menaxhimit të financave publike dhe RAP-së, duke përmirësuar aftësitë digjitale gjithkund.
Reformat e kapitalit njerëzor fokusohet në ballafaqimin e mospërputhjeve të aftësive kryesisht përmes veprimeve në arsimin e të rriturve dhe arsimin profesional, si dhe në arsimin e lartë.
Mjedisi i biznesit do të përmirësohet me formalizmin e ekonomisë joformale, rritja e transparencës dhe efikasitetit të regjimit të ndihmës shtetërore, me inkurajimin e zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes miratimit dhe zbatimit të strategjisë së re të SVM, me vendosjen e masave më efektive kundër korrupsionit. gjatë ciklit të prokurimeve publike, me ofrimin e më shumë shërbimeve elektronike publike përmes e-platformës qeveritare duke përfshirë përdorimin e shërbimeve e-Dogana për operatorët ekonomikë dhe uljen e shpenzimeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave doganore.
Përfundimisht, në sundimin e së drejtës, reformat fokusohen në disa përkthime nga demokracia, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e përfshirë krimin kibernetikë, kthimin e pasurisë.
“Në fund dëshiroj të konfirmoj përkushtimin e Qeverisë tonë në këtë proces. Planin e rritjes e shohim si investim financiar dhe politik të Bashkimit Evropian dhe një pozicion të qartë që i duhet dhe dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në familjen evropiane deri në vitin 2030.Gjithashtu me padurim pres rezultatin e Samitit BE-KS, në mënyrë që të mund të përpunojmë më tej agjendën reformuese për kthesën e ardhshëm në fund të marsit”.
Në takim morën pjesë edhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili dhe përfaqësues nga SÇE.