Lajme
08.12.2023 09:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbrëmë mbajti takim me Gert jan Kopman – Drejtor i përgjithshëm në drejtorinë për zgjerim në kuadër të vizitës së tij zyrtare që realizoi këtë javë me rastin e skriningjeve të fundit bilaterale dhe përfundimin e procesit të skriningut për Maqedoninë e Veriut në Komisionin Evropian.
Në takim, përveç përfundimit të procesit të skriningut, i cili u zbatua me sukses në 15 muajt e fundit, në të cilën u diskutua për Planin e rritjes, i cili parashikon investime në reforma, integrimin e tregut të përbashkët të BE-së, duke ndihmuar në integrimin e tregjeve të rajonit me reforma dhe investime, mbështetur me fond prej gjashtë miliardë eurosh nga BE-ja. Në fokus të bisedës ishte Plani i rritjes i cili paraqet mekanizëm më ambicioz të Komisionit Evropian në procesin e deritanishëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të cilin për herë të parë do të kemi para të rezervuara për reformat.
Për bashkëbiseduesit, Plani për rritje paraqet fazë urrë deri në fund të skriningut deri në hapjen e Klasterit 1 përmes investimeve dhe realizimit të reformave me të cilat qytetarët do ti ndjejnë përfitimet e BE-së dhe do të përshtatin vendin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Plani parashikon përshpejtimin e reformave, rritjen ekonomike dhe konvergjencën socio-ekonomike të nevojshme. Ky plan i rritjes është investim konkret financiar dhe politik i BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Plani është dorë ndihmëse e BE-së për të përshpejtuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union deri në vitin 2030.