Lajme
08.12.2023 09:15
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, mbrëmë mbylli takimin e fundit bilateral të Kapitullit 31 për Klasterin 6, në Komisionin Evropian, Bruksel, Belgjikë.
Procesi i skriningut, i cili zgjati 15 muaj, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e 1000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në 206 institucione të ndryshme, është dëshmi e përkushtimit kolektiv të administratës dhe qytetarëve për anëtarësim në BE.
Procesi i thelluar thekson përkushtimin për përmirësim të plotë të brendshëm dhe harmonizimin gjithëpërfshirës me standardet evropiane, duke treguar vendosmërinë dhe seriozitetin tonë.
Faza tjetër deri në fund të vitit, është dorëzimi i dokumenteve kyçe të cilat janë obligim që dalin nga Korniza negociuese për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian të miratuar më 19 korrik 2022, respektivisht, Udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës, Udhërrëfyesi për reforma në administratën publike, si dhe Plani i Veprimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve.
-Jemi dëshmitarë të momentit historik për Maqedoninë e Veriut, që nga hapja e negociatave në detaje jemi duke punuar në procesin e skriningut, - tha Mariçiq.
"Procesi i skriningut ishte proces i mundimshëm, i detajuar dhe afatgjatë, por në të njëjtën kohë shumë i rëndësishëm për të vendosur bazë të shëndoshë mbi të cilin do të vendosen shtylla të forta për ndërtimin e të ardhmes së sigurt të shoqërisë maqedonase me perspektivë evropiane."
Jam mirënjohës për punën e përkushtuar të të gjithë institucioneve, Sekretares shtetërore në SÇE, Drita Abdiu Halili, të punësuarit në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ministritë relevante të cilët me përkushtim punuan për skriningun dhe ishin kontributi më i madh për rezultatin e suksesshëm.
Partnerët tanë më të rëndësishëm janë përfaqësuesit e Komisionit Evropian të cilët njëkohësisht i dëgjuan të gjithë skriningjet, kërkuan zgjidhje për gjitha sfidat, detajisht i dëgjuan pyetjet tona dhe na ndihmuan ta vendosim themelet solide mbi të cilat do ti ndërtojmë reformat tona që do të sjellim Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësim të plotë në BE.
Miqtë më të mirë, në këtë rast Komisioni Evropian, janë ata që dëgjojnë, ndihmojnë dhe inkurajojnë në momentet më të vështira, rezultati i të cilave është përfundimi i suksesshëm i procesit të skriningut. Mirënjohje deri te Mark Jorna, Gert Jan Kopman, Marko Makovec, Mihaela Matuella dhe të gjithë të tjerët që ishin pjesë e këtij procesi.
- Tani është e nevojshme të mbajmë ritmin dhe të përballemi me sfidat që pasojnë, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi plan për realizim, për të cilin i jam mirënjohës Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim Gert Jan Kopman, i cili prezantoi Planin për rritje.
Mariçiq theksoi rëndësinë e Planit të rritjes, i cili është plan revolucionar që përfaqëson periudhë urë midis mbylljes së procesit të skriningut dhe hapjes së Klasterit 1. Duke siguruar se me këtë instrument qytetarët do të ndjejnë përfitimet e investimeve të planifikuara me Planin e rritjes.
- Ju siguroj se në periudhën e ardhshme, me punë të përkushtuar dhe këmbëngulëse, do të vazhdojmë rrugën që kemi nënvizuar dhe me sukses do t'i bindim ata që nuk besojnë se tani është koha për integrim evropian. Tani është koha e duhur për euro-integrime dhe çdo ditë vonesë është një ditë më pak në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.
Mariçiq falënderoi Mark Jorna dhe gjithë përfaqësuesit e Komisionit Evropian të cilët me përkushtim punuan me shumë entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga fillimi i skriningut deri më tani.
Urime për të gjithë me dëshirë në të ardhmen e afërt të urojmë edhe për anëtarësim të plotë në BE për Maqedoninë e Veriut.
Në mbylljen e takimit të fundit bilateral dhe përfundimi i procesit të skriningut morën pjesë edhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, si dhe delegacioni i përfaqësuesve të institucioneve nga Maqedonia e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian.