Lajme
07.12.2023 06:14
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje Evropiane këtë pasdite kishte takim pune me Margaritis Shinas, Komisioner për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës.
Fokusi i takimit ishte në përfundimin e suksesshëm të procesit të skriningut për Maqedoninë e Veriut dhe për hapat e ardhshëm të cilat duhet të ndërmerren lidhur me zbatimin e reformave për realizim të suksesshëm të rrugës tonë euro-integruese.
Mbështetjen të cilën e marim nga partnerët tanë strategjik nga Komisioni Evropian është ana jonë më e fuqishme e bashkëpunimit tonë. Hapat e ardhshëm të cilat medoemos të ndërmerren janë përgjegjësia për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimi i reformave të realizimit të suksesshëm të euro-integrimeve.
Komisionari Shinas, Zëvendëskryeministrit Mariçiq i uroi për përfundimin e suksesshëm të procesit të skriningut duke u zotuar për bashkëpunim të mëtejshëm në realizimin e Planit për rritje, zbatimin e reformave me qëllim të realizimit të agjendës evropiane për Maqedoninë e Veriut.