Lajme
07.12.2023 04:42
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel mbajti brifing me delegatët e grupit punues për zgjerim të Këshillit të Bashkimit Evropian, KOELA.
Në takim delegatët, u diskutua përfundimi i suksesshëm i procesit të skriningut, për planet e ardhshme lidhur me dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për realizimin e reformave në vend, strategjia e Planit për rritje të cilën vendi aktualisht po e zhvillon me qëllim të implementojë dhe se cilat janë sfidat e rrugës drejt BE-së.
Mariçiq falënderoi për mbështetjen anëtarët e Këshillit dhe të gjithë përfaqësuesit të cilët ishin në skrining procesin dhe për mbështetjen e plotë të cilën BE-ja ia jep duke u interesuar se si delegatët mund të përfshihen dhe në mënyrë pozitive të ndikojnë në rrethin e veprimit, me qëllim që Maqedonia e Veriut me sukses ti realizojë proceset në rrugën drejt BE-së.
Zëvendëskryeministri theksoi se me përfundimin e procesit të skriningut rrumbullakohet një fazë shumë e rëndësishme në të cilën në 15 muaj, institucionet punuan me shumë përkushtim rezultati i të cilit është realizim i suksesshëm i këtij procesi.
Ai tha se hapat e ardhshëm të cilat duhet të ndërmerren janë përgatitja e udhërrëfyesve për reformat dhe plani i veprimit në të cilën institucionet aktualisht shpejtë punojnë, më tej ndërmarrja e përgjegjësisë për miratimin e amendamenteve kushtetuese si fokusim maksimal i strategjisë për Planin për rritje.
Plani për rritje është instancë e rëndësishme, respektivisht instrument i shkëlqyer me të cilin do të kemi sukses ti zbatojmë reformat e duhura në rrugën drejt BE-së.
Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në grupin punues KOELA, konfirmuan mbështetjen e fuqishme të vendeve anëtare të KOELA-s për vazhdimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe me mëdyshje ishin të interesuar se si mund të ndihmojnë të kontribuojnë për integrimin në BE.
Fokusi i bisedës u kahësua në çështjen se çka pas përfundimit të procesit të skriningut, cilat janë hapat e ardhshëm me pyetje konkrete nga delegatët që cilët konfirmuan mbështetjen e tyre dhe si qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ti ndjejnë rezultatet e rrugës tonë drejt BE-së.
Në takim Mariçiq foli për rëndësinë e periudhës që pason për Maqedoninë e Veriut me qëllim që të përfundojnë obligimet të cilat janë dhënë me kornizën negociuese, të miratohen amendamentet kushtetuese, të vazhdohet me përgatitjen dhe zbatimin e reformave dhe të shfrytëzohet shansi unik për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën.
Në takim mori pjesë edhe shefi i Misionit të BE-së në Bruksel, Zulfi Ismaili.