Lajme
07.12.2023 12:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatorin me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani dhe Sekretaren shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryenegociatore me BE-në, Drita Abdiu – Halili, sot qëndrojnë në Bruksel në skriningun e fundit bilateral për Kapitullin 31 “Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë” nga Klasteri 6 me të cilin procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut zyrtarisht do të përfundoj.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq takimin e hapi duke shprehur mirënjohje përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Ministrit për Punë të Jashtme, delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të Grupit punues për Kapitullin 31: “Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë”, duke potencuar rëndësinë e përfundimit të suksesshëm të ciklit gjithëpërfshirës të takimeve bilaterale të cilët u iniciuan nga viti 2019 dhe se ky proces është për tu lavdëruar, duke theksuar vendosmërinë kolektive për avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
-Ne shohim përpara drejt momentumit pozitiv të rrugës tonë euro-integruese. Viti i kaluar për ne ishte kyçe, përplot me sfida, njëkohësisht e rëndësishme dhe i suksesshëm, duke filluar me miratimin e Kornizës negociuese deri në fund të skrining takimeve.
Vlen të përmendet se Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive përfshihet në rendet e dialogëve politike për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në të gjitha nivelet, ngushtë bashkëpunon me Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë të Ballkanit Perëndimor, si vend jo vetëm që pranojmë, por edhe në përgjithësi mbështesim Aquisin e vendosur në Agjendë për këtë Kapitull, që sinjalizon përkushtim të fuqishëm për harmonizimin e politikave me standarde evropiane- potencoi Mariçiq.
Fjalën e tij hyrëse në skrining takimin për Kapitullin 31: “Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë”, kishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili mes tjerash theksoi se “Për deri sa nuk i miratojmë ndryshimet kushtetuese, rruga evropiane për aderim do të ndalet artificialisht. Kjo do të jetë një mundësi e humbur historikisht në këtë situatë gjeopolitike të Unionit kur zgjerimi është prioritet dhe nevojë gjeostrategjike. Për këtë arsye, bëj thirrje ta sigurojmë shumicën e duhur në Kuvend që ta realizojmë qëllimin, e cila është e rëndësisë strategjike shtetërore dhe është aspirim i shumicës së qytetarëve tanë ti takojë familjes evropiane, të cilën asnjë parti nuk duhet ta injorojë posaçërisht nëse pretendon ta kryesoj Qeverinë e ardhshme”, theksoi Osmani.
Delegacioni maqedonas për këtë kapitull e përbëjnë përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Punë të Jashtme.
Skrining procesi për Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi me 15 shtator 2022 dhe u zhvillua me sukses dhe me dinamikën e cila ishte vendosur, ndërkaq deri më tani janë realizuar të gjitha skrining takimet, për 33 kapituj të cilat ishin në 6 klaster. Me përmbylljen e këtyre kapitujve, procesi i skriningut për Republikën e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht do të përfundoj.