Lajme
06.12.2023 02:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski morën pjesë në takimin e sotëm të punës me euro-deputetët e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
Në takim euro-deputetët u dakorduan se vendosmëria shtytëse e grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian është kyçe për realizimin e planit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Në deklarata të shumta u potencua se situata e ndërlikuar gjeostrategjike nxori rekomandime me të cilat sollën Rezolutën për zgjerim, të bazuar në rekomandimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës duke pasur parasysh edhe kontekstin ekzistues, sfidat dhe krizat e shumta me të cilat ballafaqohet Unioni dhe Këshilli në përgjithësi.
Konkluzioni ishte që politika socialdemokratike është kryesues i paqes, zbatimi i demokracisë, sundimi i së drejtës dhe mirëqenie në Evropë për të gjitha vendet e përfshira me zgjerimet e mëparshme.
Gjatë diskutimit deputetët u dakorduan se fronti Evropian është rrugë e besueshme për kryesimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt përfshirjes së suksesshme në Bashkimin Evropian. Aleanca progresive e Evropës është fuqi lëvizëse që sjell prosperitet shoqërisë njëkohësisht edhe e forcon, ndërton mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Euro deputetet theksuan rëndësinë e marrjes së obligimeve në parlamentin maqedonas që në këto momente të rëndësishme nevojitet ta merr përgjegjësinë me miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ta mundësoj vendin të shkojë përpara drejt realizimit të agjendës evropiane dhe anëtarësimin e plotë ne BE.
Në fund euro-deputetët delegacionit maqedonas i dëshiruan anëtarësim në euro-parlament edhe atë sa më shpejt që është e mundur, duke theksuar se Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane, dhe padyshim që Maqedonia e Veriut do të ketë sukses të jetë pjesë e Unionit deri në vitin 2030.