Lajme
05.12.2023 06:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte kishte fjalën e tij në Parlamentin Evropiane në Bruksel, Belgjikë në seminarin e organizuar nga grupi parlamentar Socialistët dhe demokratët, S&D në temë: “Formësimi i agjendës progresive për zgjerim”.
Mariçiq në panel i reflektoi vlerat më progresive të Bashkimit Evropian prej nga vijnë vizionet më të avancuara dhe të bazuara në mënyrë të arsyeshme për të ardhmen e komunitetit tonë evropian.
Ky është përcaktim shtytës i grupit të social demokratëve në Parlamentin Evropian, nga i cili në një situatë jashtëzakonisht komplekse gjeostrategjike dolën rekomandimet të cilat u shndërruan në Rezoluta të Parlamentit Evropian për reforma gjithëpërfshirëse të Marrëveshjes me BE-në.
“Rezoluta për zgjerim është e bazuar në rekomandimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës duke pasur parasysh edhe kontekstin ekzistues, sfidat dhe krizat afatshkurtra me të cilat po ballafaqohet Unioni dhe bota në tërësi.
Në këtë drejtim, Rezoluta dhe ky moment gjeostrategjik i konfirmon politikat për zgjerim të BE-së dhe se zgjerimi është instrument më i suksesshëm për mbylljen e çështjeve të hapura gjeostrategjike.
“Rezoluta thekson se nëse BE do të bëhet lojtar gjeostrategjik, ajo medoemos të mbetet projekt i hapur, por gjithashtu duhet të mbetet projekt i hapur, si dhe propozon afat të qartë: Negociatat aderuese me vendet kandidate për zgjerimin e ardhshëm duhet të përfundojnë deri ne vitin 2030”.
Mariçiq theksoi se qasja e re ripërcakton rolin e BE-së si komunitet të kombeve që merr përsipër inovacione dhe lidership në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në veçanti në politikën e zgjerimit.
“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe për atë se sa reale viti 2030 si një vit për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me vendet e këtij rajoni, kjo varet vetëm nga çdo vend kandidat për anëtarësim në rajon dhe nga Bashkimi Evropian.
Me Planin për rritje si instrument përbërës i Pakos për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor mori korsi të shpejtë në rrugën euro-integrues të vendeve të rajonit me kornizë kohore në të cilën duhet të përfundojnë obligimet në vend.
Zëvendëskryeministri para grupit parlamentar theksoi se tani jemi në momentit që është shans i veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i cili duhet të shfrytëzohet. Duke shtuar se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të pranojnë përgjegjësinë për tu rrumbullakuar integrimin evropian të vendeve të tyre si rrugë të vetme drejt të ardhmes prosperuese.
Më tej Zëvendëskryeministri shtoi se kjo Qeveri dhe misioni i tij si Zëvendëskryeministër është që të mundësojnë kushte, qytetarët e rajonit të ndjejnë si është të jesh pjesë e Bashkimit Evropian shumë më herët se sa pritej, me fokus në realizimin e Planit për rritje dhe 2030 vit indikativ për aderim.
Në fund Mariçiq përfundoi se Maqedonia e Veriut ballafaqohet me betejë të madhe për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por jo vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe lufta për fitimin e bllokut pro-evropian që ka për qëllim ta kthejë vendin në tunelin që ndodhej 11 vite më parë në të cilën shoqëria ishte plotësisht i mbyllur.
“Në Maqedoninë e Veriut pasojnë zgjedhjet më të rëndësishme në 15 vitet e fundit. Ne luftojmë ta shpëtojmë vendin tonë nga popullzimi dhe korrupsioni, për çka jam i bindur se do të korrim fitore.”
Jam i bindur se socialdemokratët në Maqedoninë e Veriut do të bashkohen me forcat pro-evropiane në vend dhe do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme”.
Në seminarin “Formësimi i agjendës progresive për zgjerim” organizuar nga Scialistët dhe demokratët fjalën e tij kishte edhe kryetarja e S&D Iraçe Garsija Perez, pas së cilës fjalë morën edhe përfaqësues politik të social-demokratëve nga Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia.