Lajme
03.12.2023 03:35
Kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti takime me Jonas Anderson dhe Azra Muranoviq nga Qendra ndërkombëtare “Olaf Plame” organizatë ombrellë e lëvizjes punëtore suedeze për solidaritet ndërkombëtar dhe përfaqësim, deputetët në Parlamentin e Suedisë dhe përfaqësues të Institutit Progres që promovon vlerat socialdemokrate në vend.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e frontit pro-evropian që është imperativ në synimin e përmbushjes së qëllimit strategjik për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Të pranishmit ranë dakord se vendi ynë medoemos të vazhdojë me misionin e tij për përmbushjen e qëllimit për prosperitet, realizimin e reformave por edhe për ndërmarrjen e përgjegjësisë nga ana e partive politike me qëllim të kryesimit të suksesshëm në BE.
Mariçiq me Anderson dhe Muranoviq përfunduan se më parë duhet ta shfrytëzojmë shansin të përfshihemi në frontin evropian ku janë të përfshirë të gjithë. Mbështetja nga parlamentarët suedez është e rëndësisë së jashtëzakonshme për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, gjithmonë të gatshëm të japin kontributin e tyre për çka jemi jashtëzakonisht mirënjohës.