Lajme
03.12.2023 01:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në konferencën e sotme të organizuar nga fondacioni Kalevi Sorsa në temë: “Vështrim përpara drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, shfrytëzimi i momentumit për zgjerim”.
Zëvendëskryeministri në fjalën e tij u referua me mesazhet se ky moment është shanse e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e njëjta duhet të shfrytëzohet. Mesazhin e Sharll Mishell nuk guxojmë ta harrojmë, duhet të fokusohemi dhe ta shfrytëzojmë, të mbahemi drejt vitit 2030 si tregues i planeve tona. Vendet e Ballkanit Perëndimor medoemos të jenë largpamës dhe të fokusohen në reformat që do t’ju sjellin prosperitet.
Në diskutim Mariçiq u fokusua në Planin për rritje me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë shumë duke e emëruar si “vendim revolucionar për zgjerimin e Bashkimit Evropian”.
“Me Planin për rritje për heë të parë hapen mundësitë për përfshirjen e programeve në të cilat deri më tani nuk jemi përfshirë, me çka mundësohet qasja deri në ndihmë financiare me të cilën do të mundësohet realizimi i reformave më të duhura për realizimin e procesit. Zëvendëskryeministri theksoi se viti 2030 duhet të jetë vit indikativ dhe plan për përfshirjen e vendet të Ballkanit Perëndimor, me çka qytetarëve do t’ju jepet mundësia dhe do të ndjejnë se janë pjesë e Bashkimit Evropian, përshëndeti politikën e guximshme të BE-së për rritjen e unionit dhe strategjinë që planifikojnë për zgjerim.
Në fund përshëndeti të pranishmit me mesazhin se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të reformohen deri në vitin 2030, që do të jetë indikacion për realizimin e rrugës tonë evropiane.
“Nuk guxojmë ta lëshojmë këtë moment, nuk kemi kohë për pritje, medoemos ta shfrytëzojmë shansin të përfshihemi në frontin evropian ku janë të përfshirë të gjithë. Mos të hymë në tunelin e pritjes, i cili mund të na e humb kohën tonë të çmuar.”
Konferenca u organizua në Progres respektivisht Fondacioni Kalevi Sorsa.